Highlight Storie Inspirimi Të tjera

5 thënie të ‘Thich Nhat Hanh’ që do t’iu ndihmojnë të transformoni emocionet negative

emocionet
Emocionet negative gjithmonë gjejnë një mënyrë për të pasur ndikim tek ne kështu duke e bërë të pamundur që t’i largohemi atyre. Emocionet janë një ndër forcat më të njohura për njeriun. Natyrisht që të gjithë do të donim ti kontrollonim emocionet tona dhe të pakët janë ata njerëz që kuptojnë se si ti menagjojnë ato.

Këtu mund të gjeni 5 thënie të mrekullueshme nga mjeshtri Zen ‘Thich Nhat Hanh’;

1. “Ndonjëherë gëzimi yt është burimi i buzëqeshjes tënde, por ndonjëherë buzëqeshja yte mund të jetë burimi i gëzimit tënd.”

2. “Njerëzit kalojnë një kohë të vështirë për të lënë vuajtjet e tyre. Nga frika e të panjohurës, ata preferojnë vuajtjen që është e njohur.”

3. “Të jesh i bukur do të thotë të jesh vetvetja. Ju nuk keni nevojë të pranoheni nga të tjerët. Ju duhet të pranoni veten.”

4. “Vuajtja nuk mjafton. Jeta është e tmerrshme dhe e mrekullueshme … Si mund të buzëqesh kur jam e mbushur me kaq shumë dhimbje? Është e natyrshme – duhet të buzëqeshësh me dhimbjen tënde, sepse je më shumë se pikëllimi yt.”

5. “Ne do të jemi më të suksesshëm në të gjitha përpjekjet tona nëse mund ta lëmë zakonin e drejtimit gjatë gjithë kohës dhe të marrim pushime të vogla për t’u çlodhur dhe për të ri-përqendruar veten tonë. Dhe do të kemi edhe më shumë gëzim për të jetuar.”/Unik Portal/