të reja dhe të bukura

Lifestyle

5 rregulla të thjeshta për gratë mbi moshën 25 vjeçare për të qëndruar të reja dhe të bukura

By Edone Podvorica

July 30, 2018

A i keni mbushur 25 vjet? Tani është koha për të shtuar disa rregulla të reja për të ruajtur rininë dhe bukurinë tuaj për një kohë të gjatë.

Ne në Portalin “Unik” dëshirojmë t’i ndihmojmë të gjitha gratë të ndihen të bukura për tërë jetën dhe për këtë arsye ne kemi përgatitur për ju disa udhëzime të shkurtra se si të kujdeseni për lëkurën tuaj pas 25 vjetësh.

Rregulli 1 : Kujdesu për atë që ke

Ju jeni ende e re dhe e bukur dhe nuk keni nevojë për shumë produkte kozmetike. Bëj vetë kujdes për të ruajtur pamjen e shëndetshme të lëkurës në përgjithësi. Qëllimi juaj është të ruani freskinë dhe rininë tuaj.

Rregulli 2: Mos e thani

Hidratimi  është mantra që ju duhet ta bëni në mëngjes dhe në mbrëmje. Pra, që lëkura e juaj të qëndroj e freskët ajo duhet të hidratohet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ndryshimet e para në lëkurë vijnë si pasojë e mos hidratimit.

Çfarë duhet të bëni: Filloni të përdorni artikujt që përmbajnë acidin hialuronik dhe përbërës të tjerë hidratues.

Rregulli 3: Mos prekni

Bukuria juaj  përballon ndryshimet klimatikë, gravitetin, ndotjen dhe faktorë të tjerë negativë të jashtëm. Pra, pse ta komplikoni detyrën dhe ta shkatërroni shëndetin e lëkurës tuaj? Prandaj, mos e prekni vazhdimisht lëkurën tuaj,sepse kështu transferoni shumë baktere në fytyrë.

Hiqni zakonin e prekjes së fytyrës kur nuk është e nevojshme. Mos i fshij sytë. Edhe me duar të pastra – mund të dëmtojë lëkurën në kapak. Flini në jastëkë mëndafshi.Pas larjes së fytyrës tuaj, fshij butësisht atë.

Rregulli 4: Mbroni veten nga dielli

Pa marrë parasysh sa shumë dermatologët flasin për dëmet që i shkakton rrezitja lëkurës, prapë se prapë njerëzit janë të obsesionuar me rrezitjen. Spektri i UVA, i cili depërton në shtresa më të thella të lëkurës mund të hollojë shtresën e lëkurës nëse lëkura i ekspozohet vazhdimisht diellit. Shtresa e lëkurës siguron mbështetjen strukturore për lëkurën. Kur dobësohet derma, shtresa e sipërme e lëkurës, e quajtur epidermë, fillon të zhduket.

Rregulli  5: Largoni shprehitë e këqija

Zakonet e këqija quhen të këqija sepse dëmtojnë shëndetin tonë. Dhe meqenëse lëkura jonë është e ndjeshme ndaj ndonjë keqfunksionimi në trup, kjo do të thotë që zakonet e këqija dëmtojnë edhe bukurinë tonë. Pasi keni mbushur 25 ju jeni më e vetëdijshme mbi çdo gjë që i bën dëm ose mirë shëndetit dhe lëkurës tuaj. Prandaj, ju duhet të relaksoheni dhe të fokusoheni vetëm në gjërat që janë të mira për ju.