Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

5 rregulla për një garderobë të kompletuar

garderobë

A doni të mësoni sekretin për të krijuar një garderobë perfekte dhe të përshtatshme për çdo rast? Unik Portal ju sjellë 5 principet që kompletojnë dollapin tuaj. Ndihuni komod dhe dukuni bukur në çdo rast!

1. Vlerësoni kualitetin; Është më mirë të investoni në një pjesë garderobe për afat të gjatë. Bleni rroba të kualitet të lartë edhe nëse janë me cmime më të larta. Ato do të qëndrojnë me sezona të tëra në garderobën tuaj. Kualiteti është mbi të gjitha. Nëse nuk keni shumë mundësi të investoni në garderobë, atëherë më mirë të kurseni një kohë se të blini dicka me çmim të lirë por që nuk do të jetë pjesë e dollapit tuaj për një kohë më të gjatë.

2. Shumëllojshmëri në dollapin tuaj; Ndiqeni trendet e ditës së sotme, dhe mundohuni t’i kombinoni ngjyrat e llojet e rrobave. Një shumëllojshmëri në garderobën tuaj do të thotë një dukje e bukur në çfarë do rasti.

3. Rroba funksionale dhe komforte; Ju duhet të ndiheni sa më komfort në rrobat e juaja të përditshme. Ato duhet të jenë sa më praktike, të lehta për të lëvizur dhe të bukura.

4.Rroba për raste të ndryshme; Mbusheni dollapin tuaj me rroba që do të mund t’i vishni në raste të ndryshme, p. sh në zyre, për një kafe në qytet etj.

5. Përshtatjuni personalitetit tuaj; Tek e fundit garderoba është gjëja e parë që bie nbë sy tek një person. Rrobat tuaja janë një reflektim i personalitetit tuaj. Prandaj mundohuni ti përshtateni vetës suaj dhe mos kaloni kufijtë që nuk duhen kaluar!

Këto janë 5 principet që duhen ndjekur nëse doni të dukeni bukur në çdo rast../Unik Portal/