Highlight Storie Inspirimi Të tjera

5 mësimet për jetën nga Buda

Buda

Shakyamuni Buddha (Siddhārtha Gautama), i njohur si Buda, ishte një udhëheqës shpirtëror dhe mësues, jeta e të cilit shërbeu si bazë për fenë budiste. Megjithëse ai jetoi gjatë shekullit të 6-të para Krishtit, mendimet dhe thëniet e tij janë ende me peshë dhe frymëzojnë miliona njerëz në mbarë botën  edhe sot.

Në këtë shkrim do të gjeni pesë mësime për jetën nga Buda.

 

1.Mendimet dhe fjalët kanë fuqi. Ato mund të dëmtojnë ose të shërojnë. ZGJIDHI me mençuri.

 

“Fjalët kanë fuqinë për të shkatërruar dhe shëruar. Kur fjalët janë të vërteta dhe të mira, ato mund ta ndryshojnë botën tonë “.

– Buda

 

E gjithë kjo që ne jemi është rezultat i asaj që kemi menduar. Mendja është gjithçka. Ajo që ne mendojmë, bëhemi. ”

– Buda

 

“Nuk do të dënoheni për shkak të zemërimit tuaj, ju do të ndëshkoheni nga zemërimi juaj”.

– Buda

2. LUMTURIA kurrë nuk zvogëlohet duke e ndarë me dikë.

 

“Mijëra qirinj mund të ndezen nga një qiri, dhe jeta e qirit nuk do të shkurtohet. Lumturia kurrë nuk zvogëlohet duke u ndarë. ”

– Buda

3. Largoni frikën.

 

“E gjithë sekreti i ekzistencës është që të mos keni frikë. Kurrë mos kini frikë se çfarë do të bëhet prej jush, nuk varet nga askush”.

– Buda

  1. E vërteta gjithmonë do të del në pah, besot ë vërtetën tënde;

 

“Tre gjëra nuk mund të fshehën gjatë: dielli, hëna dhe e vërteta”.

– Buda

 

“Mos besoni në asgjë thjesht sepse e keni dëgjuar atë. Mos besoni në asgjë thjesht sepse është folur dhe përfolur nga shumë njerëz. Mos besoni në asgjë tjetër vetëm në autoritetin e mësuesve dhe pleqve tuaj. Mos i besoni traditave sepse ato janë dhënë për shumë breza. Por, pas vëzhgimit dhe analizës, kur e kuptoni se çdo gjë pajtohet me arsyen dhe është e favorshme për të mirën dhe dobinë e të gjithëve, atëherë pranoni dhe jetoni në të. ”

– Buda

5. Paqja e vërtetë vjen nga brenda. Paqja është përgjigjja.

 

«Më mirë se një mijë fjalë të urta, është një fjalë që sjell paqe».

– Buda

 

“Ata që janë të lirë nga mendimet e turpshme me siguri gjejnë paqe.”

– Buda