Highlight Storie Inspirimi Të tjera

5 mënyra të thjeshta për të rritur natyrshëm energjinë tuaj

mënyra

A ndiheni të lodhur, me stres, pa energji, nuk flini mirë, po kaloni ditë të vështira në punë dhe nuk po arrini të koncentroheni mjaftueshëm?

Ka zgjidhje për të gjitha. Unik Portal ju mëson si të  rritni energjinë tuaj çdo ditë krejt natyrshëm:

 

1) Zgjohu herët

Edhe nëse është e diel dhe dëshiron të bësh më shumë gjumë, më vonë do të pendohesh. Kur fle më shumë se nevojat e trupit tuaj, pasojat mund të përfshijnë shpesh marramendje dhe dhimbje koke. Rekomandohet të ngriheni me rrezet e diellit të parë. Nëse orari juaj është fleksibil, mos e kaloni kohën tuaj të mëngjesit duke fjetur vetëm sepse keni mundësi.

Shmnagni çdo rast për të ndjenjur zgjuar deri vonë. Nëse nuk mund të bini në gjumë herët , provoni të pini çaj nenexhik ose praktikoni disa aktivitete relaksuese. Nëse ndoshta jeni duke vuajtur nga pagjumësia, do të keni nevojë për mënyra më të të tjera për ta menaxhuar atë apo edhe për të  konsultuar një mjek. Orari yt i gjumit është vendimtar për furnizimin me energji dhe nuk mjafton vetëm për të fjetur 7-8 orë në ditë. Cilësia e gjumit është edhe më e rëndësishme.

2) Qetësoje mendjen

Nëse jeni të shqetësuar për diçka gjatë kohës kur shkoni në gjumë, provoni të bëni diçka për tu qetësuar. Për të pastruar mendjen para kohës së gjumit, këshilloheni të mos shikoni ndonjë film, sidomos jo triller dhe aksion, të paktën 2 orë para se të flini. Mundohuni të shmangni televizorin ose disa diskutime serioze me miqtë ose familjen tuaj. Një metodë më e dobishme për të pastruar mendimet tuaja është Yoga në mbrëmje. Duke u përqëndruar në frymën tuaj dhe duke krijuar një ambient relaksues, ju arrini paqen e brendshme dhe kështu përgatiteni për një gjumë të shëndetshëm dhe të qetë.

3) Ushqehu shëndetshëm

Derisa  disa ushqime mund të japin energji shtesë për trupin tuaj, disa mund ta marrin atë. Sidoqoftë, çfarëdo ushqimi që hani, mbingarkimi I organizmit më ushqim do t’ju bëj të ndiheni të lodhur.  Rekomandohet të mos hani asgjë të paktën 2 orë para kohës së gjumit.

4) Pini shumë ujë

Uji është thelbësor për trupin tuaj. Ju dëgjoni shumë herë mbi rëndësinë që ka uji për shëndetin, por ende nuk po mund të mësoheni me këtë shprehi. Megjithëse është një burim i madh energjie. Është shumë e rekomandueshme që të filloni ditën me një gotë ujë dhe jo kafe. Nuk ka asgjë të keqe të pini kafe në mengjës, por vetëm pasi të keni pirë një gotë me ujë dhe të keni ngrënë pak mëngjes.

Nëse nuk mund të siguroheni që të pini 2 L ujë çdo ditë, pini një gotë ujë para çdo vakti. Për sa i përket çajit, jepni përparësi çajit të gjelbër me limon dhe pa sheqer. Gjithashtu, hani shumë fruta që janë lëng.

5) Ushtroni çdo ditë

Mund të duket se ushtrimet vetëm marrin energjinë tuaj, por e vërteta është se krijon një ekuilibër në trupin tuaj. Pa aktivitet fizik, procesi I metabolizmit ngadalësohet dhe trupi nuk merr pjesë të mjaftueshme të energjisë. Për të rivendosur proceset fizike në trupin tuaj, është thelbësore për të balancuar të ushqyerit e shëndetshëm me  ushtrime të rregullta. Mundohuni të ecni çdo ditë sa herë që ju jipet rasti. Nëse vendi juaj i punës është afërsisht 30 minuta larg, mos hezitoni të ecni në këmbë.

Praktikimi i Yoga në baza ditore jo vetëm që do ta bëjë gjumin tuaj të shëndetshëm, por gjithashtu do të bëhet një stërvitje e përsosur për ju. A preferoni Yoga në mëngjes? Një mënyrë e përsosur për të sjellë energji pozitive në ditët tuaja është pikërisht Yoga. Aktivitete të ndryshme në natyrë, si vrapimi në mëngjes gjithashtu mund t’ju mbajë të freskët gjatë ditës. /Unik Portal/