Highlight Shëndeti

5 këshilla për ta ndihmuar dikë të jetë i lumtur përsëri

depresioni

Depresioni mund të jetë tepër i vështirë për ta përballuar vet, prandaj shpesh kërkojmë mbështetje nga njerëz të tjerë dhe sisteme për të trajtuar ndjenjat e përditshme që vijnë me depresion. Shanset janë, dikush në jetën tuaj po trajtohet nga depresioni dhe do t’ju kërkojë mbështetje emocionale dhe validim.

Nëse nuk keni qenë kurrë në depresion, nuk mund të njihni mënyrat më të mira për t’u marrë me dikë që ka depresion dhe për t’i ndihmuar që të ndihen të qëndrueshëm dhe të fortë në jetën e tyre. Nëse e gjeni veten në sistemin mbështetës të një miku ose të një anëtari të familjes në depresion, këtu janë 5 mënyra për t’i ndihmuar ata ta përballojnë këtë situatë.

1. Mos u shtirni se depresioni nuk ekziston;

Depresioni është një problem mjaft i madh dhe duke u bërë që ai nuk ekziston ju nuk mund ta largoni atë. Ju duhet të jeni aty për personin që po përballët me të. Tregojini atij apo asaj se çfarëdo që të ndodhë ju gjithmonë do të jeni afër atij personi për ta mbështetur.

2. Mos u mundoni ta rregulloni atë;

Personi që është në depresion nuk është i prishur, prandaj ju nuk duhet të mundoheni ta rregulloni atë. Ata thjesht po përballen  me një situatë të vështirë, dhe kanë nevojë për mbështetjen tuaj.

3. Lejojini ata të shprehin ndjenjat e tyre;

Mos tentoni të ndaloni personin që po vuan nga depresioni që të mos flasë për ndjenjat e tij. Në mënyrë që të ndihet më mirë, ky person duhet të shprehë atë që po e mundon dhe atë që e ka bërë të ndihet në këtë mënyrë.

4. Mos e teproni me pozitivitet;

Natyrisht ju duhet të jeni një burim pozitiviteti për personin që po vuan nga depresioni, kur atyre ju nevojitet. Mirëpo ju duhet të keni kujdes pasi që ata mund të ndihen edhe më keq nëse nuk mund të arrijnë nivelin e pozitivitetit të njëjtë sikur ju.

5. Ftojeni atë person për të dalur;

Zakonisht depresioni bën që personat që vuajnë nga ai të shtrihen në shtrat dhe të mos kenë vullnet për të dalur aspak. Ftoni ata për të dalur, sa herë që të keni mundësi pasi që kjo do t’I ndihmojë atyre.