Highlight Të tjera

5 gjërat që po ua harxhojnë kohën

gjëra

Sa herë keni përdorur shprehjen “Sa do të doja të kisha më shumë kohë” si një justifikim për të bërë diçka? Është mahnitëse kur bëjmë këtë justifikim kur shumica prej nesh harxhojmë 2-3 orë në ditë në gjëra që nuk kanë aspak vlerë.

Një mënyrë për të përdorur kohën në të mirën tuaj është ti vendosni prioritete. Më poshtë gjeni 5 gjëra që po ua humbasin kohën.

Kontrolli i postës elektronike;

Gabimi klasik me email është kontrollimi dhe menaxhimi i tyre disa herë në ditë. Çdo herë, kjo mund të zgjasë 5-10 minuta, por kur ta shtoni së bashku, mund të grumbullohen në 1-2 orë postë elektronike në ditë. Këshilla ime është të kontrollosh mesazhet në vetëm 2 kohë të paracaktuara gjatë ditës.
Shfletimi në ueb;

Ne duam të lexojmë lajmet, të shikojmë një video të shkurtë ose të kontrollojmë informacione në Wikipedia. Faqet lidhen së bashku, dhe ne përfundojmë duke lexuar rreth peshës së Rihannës. Po si arritëm atje? 80% e përdoruesve të internetit shfletojnë faqe për më shumë se 2 orë në ditë.

Shikimi i shfaqjeve televizive;

Shfaqjet televizive kanë një mënyrë për të na mbajtur gjithmonë të koncentruar në to duke klikuar për episodin e ardhshëm. Kufizojeni këtë kohë në një episodë në ditë.

Udhëtimi për në punë;

Nëse shtoni kohën që kaloni duke shkuar dhe duke ardhur nga puna çdo ditë, shpejt mund të shtoni deri në 2 orë në ditë. Kërkoni alternativa për të minimizuar numrin e kohës që ju nevojitet për të lëvizur.

Shfletimi në Rrjetet Sociale

Në disa mënyra, rrjetet sociale janë një formë tjetër e shfletimit në ueb, por ato mund të ju bëjnë edhe më të varur nga pajisjet elektrike.