Highlight Të tjera

5 arsye pse nuk duhet preokupuar për ato që të tjerët mendojnë për ju

arsye

Shpesh kemi dëgjuar prindërit të na thonë “Mbani gjërat private. Mos u jepni njerëzve një arsye për të folur.” Dhe, sikur jemi rritur me këtë shqetësim. Vazhdimisht të proekupuar se çfarë të tjerët flasin dhe mendojnë për ne.

Mos e shqetësoni vetën për atë që të tjerët mendojnë për ju.

Ju nuk duhet të jetoni në bazë të asaj që të tjerët flasin për ju. Ju jeni ju, ai është gabimi i tyre dhe jo dështimi juaj.

Tregoni me krenari se kush jeni dhe transformojeni plotësisht veten tuaj. Ndaluni, mos u shqetësoni për ato që të tjerët thonë vet. Mos kini frikë të ndani jetën tuaj me të tjerët. Tregoni sukseset dhe sfidat tuaja.

Unik Portal ju sjell pesë gjërat që duhet të mbani mend saher që proekupoheni se çfarë të tjerët po flasin për ju.

Është e pamundur t’i pëlqesh të gjithëve;

Gjithmonë do të jetë dikush që do të flasë prapa krahëve dhe do të të gjykojë. Ka mbi 7 miliard njerëz që jetojnë në këtë planet.Do të ishte një mrekulli nëse të gjithë do të admironin ty.

Është një stres i panevojshëm;

Vazhdimisht shqetësohesh për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ty apo veprimet tua. Kjo ju shkakton stres mendor dhe emocional. Ka shumë gjëra të tjera për të cilat duhet të shqetësoheni, dhe kjo nuk është një prej tyre. Mos lejoni që të tjerët t’ju kontrollojnë. Mos harroni, ju keni vetëm një jetë për të jetuar. Jetojeni atë si duhet.

Kjo gjë do të sabotojë planet tuaja dhe suksesin;

Kur nisni projekte personale, e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësoheni jeni Ju. Ju gjithmonë duhet të bllokoni “zhurmën” e jashtme dhe të fokusoheni në vetë-zhvillimin tuaj. Nëse ju nuk bëni, ju kurrë nuk do të ecni përpara. Gjithmonë bëni vetes një përparësi. Mendoni së pari për vete.