Highlight Të tjera

5 arsye pse juve ju nevojitet një birrë e ftohtë, dhe jo një i dashur!

i dashur

Jemi një shoqëri e obsesionuar pas dashurisë. Të gjithë besojmë se duhet të gjejmë të dashurin perfekt, dhe pastaj do të jetojmë si në përrallë.

Por e vërteta është që juve nuk ju nevojitet një i dashur për të pasur një jetë të mirë.

Pas jetës fshihet më shumë se një dashuri dhe një lidhje.


Ja disa arsye se juve ju nevojitet një birrë e ftohtë e jo një i dashur!

1. Birra nuk do ta thyej zemrën tuaj 😂;

Askujt nuk ia ka thyer zemrën birra. Nuk mund t’iu gënjejë. Për më tepër, nuk mund të ndryshojë ndjenjat për ty gjatë natës, dhe papritur t’iu lë.

2. Është më e lehtë ta gjesh se një burrë të mirë;

Shkoni në një bar, dhe do të gjeni një llojllojshmëri të birrave të mira. E gjitha që duhet të bëni është të zgjidhi atë që ju pëlqen më shumë dhe ta shijoni.

3. Birra nuk do t’iu lë;

Birra nuk do t’iu harrojë për të tjerët. Sa herë që ju nevojitet do të  jetë aty për ju. Ajo nuk do t’iu braktisë pavarësisht se a jeni të zemëruar, të lumtur apo të trishtuar.

4. Birra nuk është e paqartë;

Ju e dini se nga ku vjen ajo birrë, nga çka është krijuar dhe ku ka qenë. Të gjitha këto janë të shkruara në tiketë. Për fat të keq burrat nuk vijnë me një tiketë udhëzimi.

5. Pas një dite të lodhshme, birra është aty për ju;

Birrës nuk i intereson se sa gjatë do ta vajtoni këtë ditë të gjatë, ajo është aty për t’iu ngushëlluar sa herë që keni nevojë…😂