Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

47 vjeçarja koreane që duket sikur 20 vjeçare ndan sekretin e bukurisë së saj

Lee Young

Lee Young-ae,është aktualisht sha 47 vjeçare është një aktore e Koresë së Jugut. Edhe në të 40-at e saj, ajo ende duket e përsosur si kurrë më parë! Lee Young Ae është aktualisht në qendër të  vëmendjes për shkak të fytyrës së saj të bukur dhe lëkurës së saj të shkëlqyeshme.

Unik Portal ju sjellë këshillat e saj për fytyrë të bukur dhe plot shkëlqim.

Këshilla 1: Hani rrush shpesh

Frutat e preferuara të Lee Young Ae është rrushi. Ajo e pëlqen rrushin aq shumë saqë konsumon cdo ditë. Rrushi ka shumë veti antioksidantë që bënë mrekulli për lëkurën. Ata japin përfitime kundër plakjes si reduktimi i rrudhave, rritja e elasticitetit të lëkurës, qarkullimin e duhur të gjakut dhe nxitë lëkurën drejt shkëlqimit. Rrushi është i pasur me flavonoide që mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit dhe djegien nga dielli, për shkak të prezencës së lartë të vitaminës C.

Këshilla 2:  Pini çaj jeshil çdo ditë

Sipas Lee Young Ae, ajo kurrë nuk e kalon ditën Pa e pirë një filxhan çaj jeshil çdo ditë. Në fakt, ajo pi çaj jeshil çdo ditë që 20 vjet. Pirja e çajit të gjelbër ka bërë që lëkura e saj të ndihet më e lehtë dhezhdërvjellët. Kjo është për shkak se çaji jeshil përmban nivel të lartë të disa prej antioksidantëve më të fuqishëm të njohur shkencëtarëve të quajtur oligomerik  proanthocyanidins (OPCs).  Vetitë anti-inflamatore dhe antioksidantët në çaj jeshil mund të vonojnë plakjen e lëkurës ose shenjat e saj si linjat e imta dhe rrudhat. Studimet kanë treguar se pirja e çajit të gjelbër ndihmon përtëritje të lëkurës. Pirja e çajit të gjelbër shpesh gjithashtu ndihmon në përmirësimin e ngjyrës së lëkurës duke i shtyer toksinat nga trupi juaj.

Këshilla 3:Supë  me manaferra dhe hurma

Lee Young Ae pëlqen të pi  supe me manaferra dhe hurma. Ajo e pëlqen shijen e ëmbël të manaferrave. Sipas saj, sa herë që lëkura e saj duket e zbehtë, ajo pi  “supë të kuqe” që e bën lëkurën e saj të ndritshme.

Këshilla 4:Ushtrimet!

Nuk është sekret që të ushtrosh të mban të ri si  në aspektin e energjisë që shpenzon dhe në aftësinë tënde fizike për të vazhduar të bësh gjërat që  do.Studimet kanë  treguar se ata që ushtrojnë rregullisht janë më të rinj në nivel qelizor sesa ata që udhëheqin stilin jetësor të ulur ose të moderuar. Vetëm 30 minuta not tre herë në javë së bashku me një dietë të balancuar janë metoda ideale për rinimin e lëkurës tuaj./UnikPortal/