Highlight Të tjera

Si të përballemi me frikën nga varfëria?

varfëria

Mes varfërisë dhe pasurisë nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi. Rrugët  që çojnë në varfëri dhe pasuri shkojnë në drejtime të kundërta. Nëse dëshironi pasurinë, duhet ta refuzoni çfarëdo rrethanë që sjellë në varfëri. Dhe kur flasim për varfërinë, nuk mendojmë vetëm për pasurinë, por edhe për pasurinë shpirtërore, e mentale. Pika fillestare në rrugën drejt pasurisë është dëshira e zjarrtë. Nëse anoni kah pasuria, atëherë përcaktoni formën dhe sasinë e nevojshme që të mbeteni të kënaqur. Ju e dini rrugën që çon në pasuri. Ju tashmë e keni fituar hartën me ndihmën e së cilës, nëse e përcillni, do të mbeteni në atë rrugë. Nëse nuk niseni, apo nëse ngec para se të  arrini, për këtë nuk do të jetë fajtor askish, pos vet juve. Përgjegjësia është e juaja. Asnjë alibi nuk do t’ju shpëtojë të kërkoni pasurisë e jetës, sepse pranimi kërkon vetëm një gjë, të vetmen gjë që ju mund të kontrolloni, dhe kjo është një gjendje e mendjes. Gjendja e mendjes është diçka që dikush e krijon. Ajo nuk mund të blihet por duhet të krijohet.

Frika nga varfëria është një gjendje e mendjes, asgjë  tjetër. Por kjo është diçka e mjaftueshme për të shkatërruar shanset e arritjeve të dikujt në çdo ndërmarrje, një e vërtetë që u bë e dhembshme në mënyrë të dukshme gjatë depresionit.

Kjo frikë shkatërron aftësinë e imagjinatës, vret vetëbesimin, dëmton entuziazmin, shkurajon marrjen e nismave, çon në pasigurinë e qëllimit, mbështetë zvarritjen, fshin entuziazmin dhe e bën vetëkontrollin një pamundësi, ia merr bukurinë personalitetit të njeriut, shkatërron mundësinë e të menduarit drejt, shmang përqendrimin e përpjekjeve, nënshtron këmbënguljen, e kthen forcën e vullnetit në asgjë, shkatërron ambicien, errëson kujtesën dhe e fton dështimin në çdo formë të mundshme, ajo vret dashurinë dhe emocionet më të mira të zemrës, shkurajon miqësinë dhe fton fatkeqësinë në njëqind forma, të çon në pagjumësi, mjerim dhe hidhërim.

Zemra mund të dëshirojë, dhe asgjë nuk qëndron midis nesh e dëshirave tona, duke përjashtuar mungesën e një qëllimi të caktuar.

Frika nga varfëria është pa dyshim më shkatërruesja dhe më e vështira për t’u zotëruar. Varfëria di ti sjellë njeriut shumë vuajtje, por e gjithë kjo situatë kërkon që ju ti bëni një analizë vetës për të zbuluar dobësitë e juaja që ndoshta deri më tani nuk keni dashur ti dini.

Kjo formë  e shqyrtimit është thelbësore për të gjithë ata që kërkojnë nga jeta më shumë s mediokritet dhe varfëri. Mos harroni, derisa analizoni veten pikë për pikë, se ju jeni si gjykata, ashtu edhe juria, prokurori i akuzës dhe avokati mbrojtës, jeni paditësi dhe i pandehuri, dhe gjithashtu  që jeni në gjyq.

Përballuni me drejtpërdrejt me faktet. Kur shqyrtimi të ketë mbaruar, do të dini më shumë për veten tuaj. Nëse mendoni se nuk mund të jeni një gjyqtar i paanshëm në këtë vetë-ekzaminim, thërrisni dikë që ju njeh mirë, për të shërbyer si gjyqtar, ndërsa ju pyesni veten. Jeni pranë së vërtetës. Merreni atë, pa marrë parasysh se çfarë kostosh, edhe pse ajo mund t’ju vërë përkohësisht në siklet.