Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

4 Ushqime që dëmtojnë fshehurazi trurin tuaj

ushqime

A I dini se cilat janë ushqimet që dëmtojnë trurin tuaj?

Ushqimi i shpejtë mund të jetë i shijshëm, atë e dimë të gjithë. Mirëpo a e dini se cilat janë benefitet e ushqimeve të shpejta? Asnjë.

Ushqimi i shpejtë ndryshe i njohur në gjuhën angleze “junk food” është përplot kalori të padobishme që nuk sjellin absolut asnjë benefit në trupin tonë.

Në vend të kësaj këto ushqime na bëjnë të ndihemi të fryrë dhe mund të jenë shkak I shumë problemeve si diabeti, obeziteti etj.

Perveç këtyre efekteve anësore, ky ushqim i shpejtë mund të jetë duke dëmtuar trurin tonë në mënyrë të fshehtë!

Unik Portal ju sjellë një listë prej 4 ushqimesh të dëmshme për trurin:

1. Ushqimet që shpejt kthehen në sheqer në trupin tonë;

Një plan ushqimor i balancuar është zgjidhja më e mirë. Kur konsumoni ushqim të njëjtë do të ketë efekt negative në trupin tuaj.

Ne hamë shumë produkte të cilat kthehen në sheqer shumë shpejt po sa të konsumohen. P.sh: buka e bardhë, orizi I bardhë, pijet e gazuara etj.

2. Ushqimi i shpejtë;

Problemi më i madh me këtë lloj ushqimi është se ka të gjitha kombinimet e gabuara. Ushqime të shpejta konsiderohen: hamburgerët, senduiçët etj.

3. Ushqimet me vaj të hidrogjenizuar sic është vaji bimor;

Ky vaj i hidrogjenizuar gjendet në margarinë, picat e ngrira etj., dhe është mjaft I dëmshëm.

4. Ushqimet që përmbajnë yndyra të ngopura;

Studimet tregojnë se ushqimet që përmbajnë yndyra të ngopura dëmtojnë pjesën e trurit që është përgjegjëse për të ditur se kur jemi të ngopur.