Highlight Lifestyle

4 truqe që do t’ju ndihmojnë të flini gjatë gjithë natës si një bebe

Jeta dinamike i ka bërë njerëzit të jetojnë një jetë shumë të pashëndetshme, e shpesh herë duke reduktuar edhe orët e gjumit vetëm e vetëm për të përfunduar sa më shumë punë. Por, stresi që akumulohet në trupin tonë gjatë gjithë ditës sigurisht se ndikon edhe tek cilësia e gjumit që ne bëjmë gjatë natës.

Për këtë Unik Portal ju sjellë 4  metoda të thjeshta, por efektive që ju të flini si një bebushe gjatë gjithë natës.  Këto medota do t’ju ndihmojnë në lehtësimin e muskujve dhe aspekte të tjera që lidhet me një gjmë të mirë dhe të qetë.

Shtrijuni dhe mblidhni këmbet e juaja dhe mbëretheni me duart tuaja dhe ngrituni para mbrapa lehtësisht.Kjo metodë ndihmon relaksimin e kurrizit dhe kofshëve, por bën edhe rregullimin e funksionimit të zorrëve. Prandaj është e dobishme ta praktikoni për një minutë këtë ushtrim.

 

Ky pozicion mbështetet në këmbë dhe prapa, hap gjoksin dhe lejon që mushkëritë të ngopen me oksigjen para se të shkojnë në shtrat. Thjeshtë vendosni një jastëk të palosur pranë murit ose në fund të shtratit. Shtrihuni mbi të, shtypni këmbët në drejtim të murit dhe mbani të ngritura ashtu. Hapni krahet në mënyrë që të hapet dhe gjoksi i juaj. Qëndroni në këtë pozicion për 1-2 minuta, pastaj ulni këmbët.

 

Ushtrimet me valë ju lejojnë të relaksoheni edhe më shumë në shpinë. Këto ushtrime bëjnë që të funksionojnë edhe  muskujt e thellë të shtyllës kurrizore, të vendosura nën shtresat sipërfaqësore.

 

Nëse e bëni këtë mirë para shtratit, do të jetë vërtet e lehtë të bini në gjumë.

Si ta bëni:

Shtrihuni në shpinë, hapni pak këmbët tuaja dhe lironi duart tuaja si në fotografinë që po shihni.  Vendosni një peshqir të palosur në skajin e jastëkut tuaj nën kokën dhe qafën tuaj.

Relaxoni trupin tuaj gradualisht nga poshtë lart, duke filluar me gishtat tuaj dhe duke përfunduar me krye të kokës tuaj. Bëni 20 cikle të frymëmarrjes. Gradualisht do të ndjeni se si bota po zhduket, dhe gjithë trupi juaj është aq i relaksuar sa ju nuk ndjeni asnjë lodhje e pengesë.