Highlight Natyrë & Turizëm

4 qytetet përrallore që duhen vizituar në Gjermani

Gjermani

Të gjithë e njohin Gjermaninë si vendi i birrave të shumta, bratwurst (virshlleve të njohura gjermane), Oktoberfest-in dhe veturat e shpejta. Por nëse tashmë keni qenë në Gjermani atëherë e dini se ky vend ka shumë më shumë të ofrojë, duke përfshirë kështu qytetet romantike e përrallore që duken sikur të kenë dalë nga librat!

Ja cilat janë 4 qytetet që duhen vizituar patjetër në Gjermani:

Rothenburg ob der Tauber

Shtrihet në regjionin e Frankonisë, dhe mund të jetë një ndër qytetet më të bukura të Gjermanisë. Ecni nëpër rrugë e këtij qyteti të vjetër, ngjituni në kështjellë dhe vështroni shtëpitë shumë ngjyrëshe të këtij vendi. Mos harroni të provoni lëngun e mollës për të cilin njihet ky vend! Po ashtu, ky mund të jetë vendi ideal për të blerë dekorime për festat e fundvitit, ora të bukura antike, dhe suvenire unike.

Bamberg

Një tjetër qytet që ja vlen të vizitohet, një qytet I paprekur. Bamberg një qytet i vogël por përplot jetë. Mos harroni të provoni birrën origjinalë të Bamberg-ut Schlenkerla.

Wertheim

Qyteti i Wertheimit është i pozicionuar përgjatë lumit Main dhe Tauber dhe është qyteti i vetëm 24,000 njerëzve. Një qytet që nuk vizitohet shumë nga turistët. Mirëpo me të vërtetë që do të mahniteni nga Kështjella e Wertheim-it, ndërtesat antike, muzeu i xhamit dhe pamjet e lumit që kalon pranë.

Regensburg

Vizitoni Regensburg-un dhe do të ndiheni sikur të keni udhëtuar në kohë duke mos lënë pas ditët moderne.

Regensburgu është një qytet që patjetër duhet vizituar, me ndërtesat e tij unike që datojnë me mijëra vite, urën e gurtë që kalon Danubin dhe qëndron qysh nga viti 1135!