Highlight Të tjera

4 mënyra dhe truqe për të marrë nota dhe rezultate më të mira

mënyra

Me provimet që duhen kaluar, ju me siguri që çdo herë ndiheni në stres të madh. Herën e fundit që ju kishit një provim, mësuat shumë dhe planifikuat çdo gjë. Por sidoqoftë nota dhe rezultati që morët nuk ju kënaqën. Si mund të mësosh aq shumë dhe të mos kalosh provimin?

Përse?

Unik Portal ju sjellë 4 mënyra për të marrë nota dhe rezultate më të mira:

1. Bëhuni të sinqertë për kopjimin;

Kur mësoni, pyetni vetën disa nga këto pyetje. Kur bëj detyrat e ushtrimet, a ua hedh një sy përgjigjeve? A pyes një mik për ndihmë pa u përpjekur së pari ve? A më ndihmon profesori me përgjigjën sa herë që ngec?

Atëherë, nëse u përgjigjët po, ju mund të jeni duke kopjuar dhe mashtruar vetën. Ju mund të studioni 50 orë në ditë, por nëse nuk mund të zgjidhni problemet në mënyrën tënde, ti do të kesh shumë probleme në provim.

2. Mos gënjeni vetën;

Le të themi se ju keni mësuar nga ora 18 deri në orën 1, dhe ju mendoni se keni mësuar për rreth orë. Por, mos gënjeni vetën.

Nëse gjatë asaj kohe keni ngrënë bukë dhe keni shikuar një episod të serialit tuaj të pëlqyer, pastaj keni shkruar me disa miq në Snapchat, atëherë ju nuk keni studiuar për 7 orë. Ju po gënjeni vetën.

3. Dëgjoni më shumë, studioni më pak;

Duke qenë më të fokusuar në klasë, shanset janë që ju duhet të studioni më pak për të marrë një notë të mirë.

Kur jeni në klasë, mundohuni të absorboni sa më shumë informacione që të mundeni. Nëse nuk mund të mbani shënime, dëgjoni sa më shumë që të mundeni.

4. Motivoje vetën tënde;

Motivimi është një çelës për sukses. Dhe të themi të vërtetën, jo shumë profesorë dinë të jenë motivues për lëndën e tyre. Por ju duhet të ndaloni së dhëni vetës arsyetime. Ju duhet të motivoni vetën tuaj.