Highlight Meditimi

4 faza nëpër të cilat kaloni kur praktikoni meditimin

meditimi

Meditimi rregullon mirëqenien tonë fizikisht dhe mentalisht. Janë katër faza të rëndësishme nëpër të cilat kaloni kur praktikoni meditimin.

Unik Portal ju sjell katër fazat më të rëndësishme nëpër të cilat kalon një person që mediton.

1. Lidhja;

Fokusohuni në vetëdijën tuaj. Parafytyrojeni si një dritë të bardhë që rrethon trupin tuaj në një fluskë të madhe paqësore, të butë dhe një energji përplot dashuri. Imagjinojeni këtë dritë duke u zgjeruar në lagjën tënde, qytetin, kontinentin, planetin.

2. Mirënjohja;

Kujtoni 5 deri në 10 gjëra për të cilat jeni mirënjohës, të mëdha ose të vogla. Shprehni mirënjohje për këto gjëra. Kujtojeni se si ju kanë bërë ato gjëra të ndihen, përdorni të gjitha shqisat.

3. Falni;

Kujtoni të gjithë ata që keni pasur konflikt së bashku. Imagjinojeni atë person para jush. Kërkoni falje për gjërat e gabuara që i keni bërë dhe kërkoni faljen e tyre. Falni ata për gjërat e gabuara që kanë bërë me ju.

4. Vizualizoni;

Vizualizoni të gjitha aspektet e jetës tuaj se si duan të jenë në 3 vitet e ardhshme.