Highlight Natyrë & Turizëm

4 arsyet se pse duhet vizituar Santorini, Greqi

Santorini

Nëse ende po mendoni se a duhet vizituar Santorini, atëherë duhet shikuar një listë arsyesh se pse ky vend ia vlen të vizitohet.

1. Për shkak të perëndimit të diellit në Oia;

Një nga momentet më favorite të njerëzve që vizitojnë këtë vend me siguri që është edhe perëndimi I diellit në Santorini. Me siguri që vendet do të zihen menjëherë pas që shumica e njerëzve ‘fluturojnë’ për të zënë një vend sa më të mirë për të qenë dëshmitar të njërit ndër perëndimeve të diellit më të bukura në botë.

2. Sepse mund të hash nën një pamje madhështore;

Santorini do të kaloj të gjitha pritjet që keni pasur për të. Një darkë me një pamje kaq madhështore me siguri që do t’iu lë gojë-hapur, dhe do të jetë një moment që nuk do ta harroni kurrë.

 

3.  Për shkak të plazheve unike;

Santorini nuk është i njohur për plazhet tipike me rërë të bardhë,  mirëpo njihet për plazhet e tij të vogla dhe të ngritura në gurë të kuq. Kjo është ajo që I bën ato unike. Disa nga këto plazhe janë: Plazha e kuqe, Kamari, Perissa.

 

4. Për shkak të jetës së natës në Fira;

Santorini nuk është Mykonos apo Ios kur është puna për tek jeta e natës, mirëpo prapë se prapë ky vend ofron një jetë nate të pasur me shumë ngjyra. Provoni disa nga klubet si Club 33, Koo Club etj.