Highlight Të tjera

3 zakone të përditshme për të rritur produktivitetin dhe fokusin tuaj

zakone

Eksiston një listë të gjatë e këshillave që mund të merrni për të rritur produktivitetin dhe fokusin tuaj.

Dhe, e gjithë kjo mund të bëhet përmes ndryshimit të sjelljes suaj dhe krijimit të zakoneve të reja.

Mungesa e drejtimit, jo mungesa e kohës, është problemi. Ne të gjithë kemi njëzet e katër orë në dispozicion.

Unik Portal ju sjellë tri nga praktikat më efektive për të rritur produktivitetin dhe fokusin tuaj për të bërë çdo punë më mirë.

 

  1. Bëni një listë me synimet e juaja dhe llogaridhënie javore

Kjo është një mënyrë e thjeshtë por shumë efektive të planifikimit të ditëve, duke ndjekur progresin dhe duke qëndruar i përgjegjshëm gjatë gjithë javës.

Thjeshtë: Listoni qëllimet tuaja të mëdha afatgjata në krye. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse do tju bëjë ti mbani mend ato.

Pastaj  ndiqni progresin që keni bërë gjatë javës në detyrat primare që lidhen me qëllimet tua kryesore.

Ky “kontrollues” i llogaridhënies së përjavshme  ju ndihmon të mbani përgjegjësi për veten. Po ashtu, ndihmon të zgjedhni procesin tuaj dhe t’ju japë një ndjenjë progresi që ju inkurajon të punoni më shumë. Një mendje e qartë dhe e fokusuar është çelësi për të qenë produktiv.

 

  1. Pyesni veten: “Çfarë mund të bëj më mirë?”

Pyetjet janë një mënyrë e shkëlqyer për të fituar qartësi dhe për të optimizuar procesin. Ky hap është praktika e thjeshtë e pyetjes veten, “çfarë mund të bëj më mirë javën e ardhshme?”

Kjo praktikë e thjeshtë është zgjërimi i përsosur i sistemit të llogaridhënies së mëparshme. Sepse, ju përdorni këtë informacion për t’iu përgjigjur pyetjes lehtë pa shumë përpjekje fare.

Çdo javë,  ndani  disa minuta për të kontrolluar të dhënat tuaja.

  1. Meditoni për pesë minuta çdo ditë

Edhe nëse janë vetëm pesë minuta në ditë, të pushoni mendjen ka një efekt të rëndësishëm në produktivitetin tuaj.

Pa këtë, mendja jonë do të jetë e lodhur, të stresuar, dhe kështu  bëhemi më pak efikas dhe kreativiteti ynë mbyllet krejtësisht.

Dhe, nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë këtë sesa me meditimin. Ka shumë mënyra për të praktikuar meditimin, por për hir të pastrimit të mendjes për të ruajtur fokusin.

Unik Portal ju sygjeron  që të ndani një vend në shtëpi ose zyre, ku mund të uleni dhe të meditoni pandërprerë për të paktën pesë minuta.

Si përfundi,duke adoptuar këto tri zakone të thjeshta ditore, do të jeni në gjendje të ruani qëndrueshmërinë më të madhe.

Ju mund të përmirësoni produktivitetin tuaj dhe të mbani optimizimin e procesit tuaj në mënyrë që të bëni çdo ditë punën tuaj më mirë.