Highlight Të tjera

3 të vërteta të vështira që duhet ti pranojmë për të jetuar të lumtur

jetë e lumtur

Janë disa gjëra në jetë që ne thjesht nuk duam ti dimë…

Janë këto gjëra të cilat ne jemi të vetëdijshëm për, por vendosim që ti konsiderojmë sikur nuk janë të vërteta dhe të jetojmë të qetë. Sidoqoftë e vërteta është që ne duhet të flasim për këto gjëra herët apo vonë. Të paktën nëse jeni serioz për të qenë në paqe me vetën dhe të gjeni lumturinë.

Lexoni cilat janë këto 3 të vërteta që çdo njeri duhet ti pranojë.

1. Pendimi juaj më I madh do të jetë që nuk keni bërë gjërat që I dëshironi;

Bëni ato gjëra që ju dëshironi, ose do të pendoheni një ditë. Jeta do të ju kalojë para syve, dhe cfarë keni bërë ju? Keni jetuar jetët e të tjerëve kurse keni cuar dëm jetën tuaj…

2. Shumë prej nesh, nuk po japim 100% nga vetja;

Ka shumë gjëra që ju I dëshironi por nuk po jepni maksimumin tuaj që ti arrini ato për një apo më shumë arsye. Arsyet dallojnë, por një gjë mbetët e vërtetë, ju do të pendoheni që nuk keni dhënë maksimumin tuaj për dicka që e keni pasur shumë për zemër.

3. Njeriu perfekt nuk ekziston, ne kompletojmë vetën tonë;

Nëse jeni duke pritur për njeriun perfekt të hyjë në jetën tuaj atëherë na vie keq të ju njoftojmë por ata nuk do të vijnë.

Mos u ndieni keq nëse nuk keni gjetur ende personin që dashuroni me të vërtetë. Ju jeni ata që kompletoni vetën tuaj, ju keni vlerë. Nuk keni nevojë për dikë që të ndiheni të kompletuar.