Highlight

3 përbërës për çdo dhimbje

By Edone Podvorica

December 09, 2017

Kur ju zvarriteni nga shtrati në mëngjes me një dhimbje koke të tmerrshme ose një dhimbje shpine të padurueshme, cila është gjëja e parë që ju shkon në mendje? Me siguri që të pini një tabletë ibuprofen.

Megjithëse mjekimi me tableta është mjaft i famshëm kjo nuk e bën atë alternativën më të mirë për shëndetin tuaj afatgjatë. Tabletat e zakonshme të reduktimit të dhimbjeve mund të sjellin disa efekte anësore nëse përdoren rregullisht. Po flasim për dëmtimin e pakthyeshëm të mëlçisë, acidin refluks dhe dhimbjet në gjoks.

 

Kjo është vetëm gjysma e tregimit. Sa herë që ju pini një tabletë ipubrufen, efektet e saj humbin dalë ngadalë. Pra, ju jo vetëm që po lëndoni organizmin tuaj por madje as nuk po merrni efektin e dëshiruar të lehtësimit të dhimbjes.

Po sikur të kishte një alternativë më të shëndetshme?

Shikojeni këtë recetë natyrale me vetëm 3 përbërës që largon dhimbjen.

Përbërësit;

20 lugë caji vaj ulliri ekstra të virgjër;

5 pika vaj esencial me rozmarinë;

10 lugë kripë Himalayan (ose kripë Epsom).

 

Udhëzime

Përzini të tre përbërësit në një kavanoz xhami me një kapak. Mbyllni dhe ruajeni për 48 orë.

Nëse është e nevojshme, zbatohet në zonën e prekur nga dhimbja kur zgjoheni në mëngjes.

Ju mund të masazhoni vajin për disa minuta dhe pastaj lejoni që të thithet për 20 minuta.

Pastaj, fshijeni vajin e mbetur me një leckë të lagur.

Përdoreni për 10 ditë për të parë përmirësimin./Unik Portal/