Të tjera

3 minuta para gjumit: Ushtrime për këmbë të bukura

ushtrime

Trajnerët e Fitnesit thonë se gjëja më e rëndësishme për të të pasur një fizik të bukur është  këmbëngulja. Megjithatë, le të jemi të ndershëm me veten: ushtrimi i përditshëm nuk është gjëja më emocionuese për të bërë. Është më e lehtë të përpiqesh për forma të përsosura me kujdes të duhur.

Unik Portal sot ju sjell  metoda të shpejta për të dobësuar këmbët tuaja.

Çfarë duhet të bëni:

Vendi i stërvitjes: një shtrat.

Kohëzgjatja e stërvitjes: 3 minuta.

Kur duhet të ushtroni: pasi zgjoheni ose shkoni në shtrat natën.

Pozicioni fillestar:

Shtrihuni në shpinë, krahët poshtë në të dy anët e trupit. Ngrini këmbët në mënyrë që të bëjnë një kënd 90 shkallë  me trupin tuaj.  Tërhiqini këmbët, bëni gjunjë  dhe ktheni përseri në pozicionin fillestar. Mbajini gjunjët së bashku dhe mbani pjesën e përparme të kofshëve të tua të tensionuara.

Përsërit: 10 herë për secilën këmbë. E rëndësishme është që  gjunjët  të jenë sa më të drejtë.

  1. Ushtrime për pjesën e prapme të kofshëve

Fillimisht shtrihuni në shpinë, ngritni këmbët lartë të tërhequra drejt trupit tuaj. Mbajini gjunjët së bashku dhe përkulni gjunjët një nga një. E rëndësishme: gishtat duhet të tërhiqen gjithmonë drejt trupit tuaj, dhe këmbët tuaja duhet të jenë sa më drejtë kur i mbani lartë.Përsërit: 10 herë për secilën këmbë.

Pjesa e dytë: Pozicioni i parë – i shtrirë në shpinë, këmbët e ngritura dhe pak të vendosur në gjunjë. Bëni lëkundje me të dy këmbët, duke ngritur mollaqe tuaj dhe mbajtjen e pjesës së sipërme të këmbëve tuaja të tensionuara.

 

  1. Tonizimin e pjesës së brendshme të kofshëve

Shtrihuni në shpinë, duke mbajtur këmbët tuaja ngritur dhe lëvizni këmbët duke kaluar njëra tjetrën , pra të djathtën mbi këmbën e majtë pastaj të majtën mbi të djathtën, dhe kështu do të hetoni  një presion në muskujt tuaj. E rëndësishme është që këmbët tuaja të shtypen dhe të shtyjnë kundër njëra tjetrës. Përsëritini këtë veprim 10 herë.

 

Specialistët sugjerojnë 2 rregulla të thjeshta:

Ecni:

Kjo mund të duket e çuditshme, por sa më shumë që ecni aq më shumë i formësoni këmbët tuaja. Ju duhen vetëm një palë këpucë të rehatshme, dhe mjafton të ecni tri herë në javë deri  nga 60 minuta.

Ushtrime për këmbët.

Çdo herë që mbani mend këtë, përkulni këmbët tuaja për 20-30 herë, duke tërhequr gishtat tuaj drejt dhe larg nga trupi juaj. Ky ushtrim përmirëson qarkullimin dhe ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta.