Highlight Storie Inspirimi Të tjera

3 mësime nga rutina e mëngjesit të Dalai Lamës

Dalai Lama

Për gjysmën e shekullit të fundit, Dalai Lama ka frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën për të jetuar me dashamirësi dhe dhembshuri, të dhënë në mënyrë të integruar në disiplinën budiste tibetiane.

Në librin “The Open Road” një libër mbi rregullat dhe ritualet e të jetuarit të  Dalai Lamës, në tri dekadat e fundit, na mëson një formë tjetër te të jetuarit.

“Çdo ditë kur zgjoheni, kujtoni që jeni me fat që jeni gjallë. Unë kam një jetë të qmuar njerëzore dhe nuk do ta humbas. Unë do të përdor të gjitha energjitë e mia për të zhvilluar veten time, për t’u zgjeruar me të tjerët, për të arritur ndriçimin për të gjitha qeniet. Do të kem mendime të mira për të tjerët, nuk do të zemërohem ose nuk do të mendoj keq për të tjerët. Unë do të  jap sa më shumë dashuri për të tjerët.” Dalai Lama

Unik Portal ju sjellë mësime  nga rutina e mëngjesit të Dalai Lamës:

  1. Kaloni kohë çdo ditë duke zhvilluar cilësitë që janë më të rëndësishme për ju.

Dalai Lama zgjohet rregullisht në orën 3:00 të mëngjesit dhe deri në orën 5:00 bën lutje, falenderohet për të mirat që i ka dhe lutet për më shumë mirësi në jetë.

  1. Gjithkush mund të gjejë kohë për të ushtruar

Dalai Lama bën ushtrime çdo mëngjes. Nga ora 5 Shenjtëria e Tij bën  një shëtitje në mëngjes përreth lokaleve të banimit. Shumë prej nesh bëjnë justifikimin se ne jemi shumë të zënë për të ushtruar, se ne nuk mund të gjejmë kohë për këtë. Por, këtu bëhet fjalë për një njëri që i ka kaluar të 80-at dhe që kryen ushtrimet e mëngjesit edhe kur bie shi.

  1. Mëngjesi është një kohë e përkryer për reflektim të thellë

Koha e mëngjesit është kohë ideale për reflektim mbi çdo gjë në jetë. Dhe këtë gjë e bën çdo ditë edhe Dalai Lama. Teksa han mëngjes, çdo gjë shëndetshëm, ai po ashtu mbushet me pozitivitet duke reflektuar për çdo gjë në jetën e tij./UnikPortal/