Highlight Lifestyle

3 libra që duhet ti lexoni patjetër, që të arrini një inteligjencë emocionale

libra

A do t’iu ndihmonte të ishit pak më inteligjent?

Besohet se mençuria është një veçori e secilit njeri. Sidoqoftë ka mënyra të ndryshme për tu bërë më inteligjent, dhe ka shumë lloje të inteligjencës.

Dhe një ndër mënyrat më të mira për të fituar dituri është të lexoni libra që provokojnë mendimet e juaja…

Unik Portal ju sjellë një listë të kompletuar të librave që duhet të lexoni nëse doni të sfidoni veten e të mësoni diçka më tepër rreth jetës.

1. “Mendo dhe Pasurohu” nga Napoleon Hill;

Një libër i cili nuk flet aq për pasurinë se sa që flet për kuptimin e arritjes së suksesit. Bazat që duhen ndërtuar për të arritur diçka. Bëhet fjalë për atë që lëvizë botën, për atë që krijon ndryshme, për gjërat që na motivojnë.

Lexojeni këtë libër nëse doni të mësoni se si të arrini suksesin.

2. “Arti i Luftës” nga Sun Tzu;

Libri “Arti i Luftës” bën fjalë për “konfliktet” e komunikimin mes njerëzve, nga biznesi e deri tek marrëdhëniet në përgjithësi. Për këtë arsye është një ndër librat më të lexuarit nga biznesmenët e deri tek artistët.

Lexojeni këtë libër nëse dëshironi të kuptoni marrëdhëniet mes njerëzve.

3. “Të Mendosh, Shpejtë dhe Ngadalë” nga Daniel Kahneman;

Një libër shumë i mirë që ju ndihmon të kontrolloni veten në çfarëdo situate.

Shumë prej nesh mendojmë që procesi i të menduarit është i thjeshtë, mirëpo ka disa mënyra se si truri ynë mund të reagojë ndaj një situa-teje të caktuar.