Highlight Storie Inspirimi

3 hapa të rëndësishëm që do t’iu ndihmojnë për të dalë nga zona juaj e rehatisë!

zona e rehatisë

Ne e shijojmë sigurinë që na sjellë rutina jonë ditore çdo ditë. Ne frikësohemi nga refuzimi, gjykimi e dështimi. Ne jemi ata që I qëndrojmë rrezikut sa ma larg, dhe të panjohurës.

Ne kalojmë nga eksplorimi dhe aventurat në fëmijëri tek një jetë e mërzitshme, duke ‘luajtur’ jetën sigurt dhe duke limituar personalitetin e potencialin tonë si të rritur.

Është e lehtë të jeni në zonën tuaj komforte, dhe nuk ka asgjë e gabuar të ktheheni te diçka kaq familjare për ju. Mirëpo kaq shumë rehati mund të ndikojë në arritjen e lumturisë për ju dhe përmbushjes shpirtërore. Kur të mësoni të përballeni me të panjohurën, jo vetëm që do të bëhet më e lehtë me praktikë, por mund të jetë edhe shumë surprizuese për ju.


Çfarë do të fitoni ju?

– Do të keni jetën më shumë në kontroll;
– Do të zgjeroni rrethin social;
– Do të ndërtoni vetë-besimin;
– Do të ngrini respektin për veten;
– Do të mësoni gjëra të reja;
– Do ti shikoni problemet e vjetra me një sy tjetër;

Këtu janë 3 hapa të rëndësishëm që do t’iu ndihmojnë të theni zonën tuaj të rehatisë.

Besoni se gjërat mund të ndryshojnë

Mendimet e tua kanë fuqi. Ajo çka i thoni vetes ka shumë rëndësi. Ju jeni shumë më të fortë se që besoni. Kuptoni se limitet janë të vetë-vendosura. Besoni në vete!

Pranojeni sfidën

Kur ishte koha e fundit që keni arritur diçka për të cilën keni qenë krenar, duke qëndruar në zonën tuaj komforte? Kur ishte koha e fundit që ju sfiduat veten? Vendosni qëllime të cilat ju bëjnë të dilni nga zona juaj komforte dhe të shihni veten si dikush që pranon sfida!

Ndryshoni rutinën tuaj ditore

Filloni me diçka të vogël, diçka që normalisht nuk e keni bërë. Çfarë ju vjen ndër mend? Provoni një restaurant të ri, bëhuni vullnetar, ose flisni me një të panjohur.