hotel

Highlight

3 gjërat që nuk duhet ti prekni në një hotel

By Bleona Foniqi

October 06, 2017

Janë disa gjëra që nuk duhet prekur në një dhomë hoteli për shkak që ato përmbajnë shume bakterie. Shikoni 3 gjërat që nuk duhet prekur.

1. Telekomanda; Besoni ose jo, telekomanda e televizorit që gjindet në dhomën tuaj të hotelit, është e mbushur plot bakterie. Ajo zakonisht nuk dezinfektohet nga mirëmbajtësit e hotelit për këtë shkak është një ndër gjërat më të papastërta. 2. Telefoni;

Po ashtu njëjtë si telekomanda edhe telefoni është një ndër pajisjet më të papastërta që gjinden në dhomën tuaj të hotelit.

3. Kova e akullit;

Nëse keni porositur shampanjë në dhomën tuaj të jeni të përgatitur për një shumë të madhe të bakterieve që gjinden në këtë kovë, kjo për shkak që mirëmbajtësit zakonisht nuk i kushtojnë rëndësi kovës së akullit e në këtë mënyrë një mori bakteriesh gjejnë shtëpinë në të.