Highlight Shëndeti

Gjumi, mungesa e tij dhe pasojat në shëndet!

Për një kohë të gjatë diskutohet mbi atë se sa gjatë duhet të flejmë për të qenë fizikisht dhe mendërisht në formë të duhur. Një ditë e mirë varet nga gjumi i mirë.
Kur flemë pak dhe keq, ndihemi të lodhur, të irrituar dhe pa energjinë e duhur për të përballuar diten.

Por, e vërteta është që bazuar në përvojat e njerëzve e mbështetur edhe në studime të shumta nëpër insitutet më të njohura ndërkombëtare të shëndetit mendor, gjumi luan ndër rolet më të rëndësishme për funksionimin normal të gjithësecilit prej nesh.

Unik Portal ka bërë një përmbledhje të efketeve negative që shkakton mungesa e gjumit te njerëzit. Prej vështirësive në përqendrim, harresës, shtimit në peshë, imunitetit të dobët e deri te rritja e ndjesisë së nervozizmit janë disa prej pasojave që mund ti vëreni nëse e keni privuar vetën nga të fjeturit mjaftueshëm.

Njerëzit që flenë më pak janë të rrezikuar nga shfaqja e Alzhajmerit. Kështu tregojnë studimet e reja nga Universiteti i Mjekësisë në Uashington.

  1. Vështirësi në përqendrim
    Kur nuk flini mjaftueshëm, vështirësitë në memorizim janë më të shpeshta. Gjatë gjumit, ne përpunojmë dhe konsolidojmë ngjarjet dhe kujtimet që kemi krijuar gjatë ditës. Jo vetëm kaq, gjumi gjithashtu ndihmon në ribalancimin e aktivitetit te perditshem.
  2. Rrezik i shtuar për të fituar peshë
    Qëndrimi zgjuar me orare te gjata rrit rrezikun e shtimit në peshë. Kjo ndodh për dy arsye kryesore, para, qëndrimi zgjuar për një kohë të gjatë do t’ju bëjë të ndjeheni të uritur, kështu që do të duhet të hani më shumë.
    Së dyti, mungesa e gjumit ndikon në ekuilibrin hormonal
  3. Imunitet i dobët
    Ata që flenë më pak se gjashtë orë gjatë natës, janë më të rrezikuar nga virozat, kjo ndodh sepse, ndër detyrat e tyre, gjumi kontribuon në rregullimin e qelizave të bardha të gjakut, themelore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Rreziku i ftohjes është katërfishuar te njerëzit që kane mungese gjumi.
    Mungesa e gjumit rrit gjithashtu nivelin e stresit, i cili dobëson trupin duke e ekspozuar atë ndaj sëmundjeve.
  4. Dëmtimi i sistemit kardiovaskular
    Mungesa e gjumit dëmton zemrën. Ata që flenë pak ore rrezikohen nga sulmet në zemër, dhe ata që vuajnë nga pagjumësia kronike, rrezikojne me shume të pësojnë infarkt.
  5. Rritja e ndjesesë së nervozizmit
    Kur flemë pak, rrezikojmë të përballemi në çrregullime të humorit, bëhemi të irrituar. Aftësia jonë për të planifikuar dhe koordinuar veprimet tona është e dobët, dhe gjendja emocionale do te preket me shume.