Highlight Të tjera

20 këshilla për një rutinë gjumi që do t’ju zgjoj ditën tjetër plot energji

këshilla

A e dini që e nesmërmja juaj është sot. Në qoftë se ne duam të jemi  produktiv dhe energjik sot, ne duhet ta përgatitemi për këtë një ditë më herët. Nëse mësojmë nga dje, ne mund të jetojmë sot dhe do të kemi edhe kohë për të planifikuar të nesërmen.

Prandaj Unik ka përgatitur një listë me 20 këshilla që mund t’i përdorni për rutinën e gjumit për të filluar mëngjesin e ardhshëm energjik dhe produktiv:

 

  1. Krijo rutinën tuaj të gjumit

Gjëja e parë që duhet të bëni është të krijoni një rutinë të gjumit. Duke krijuar një rutinë gjumi, ju me vetëdije krijoni një sërë sjelljesh që do të bëni (ose jo) para se të bini në gjumë atë natë. Bëjeni shprehi, largoni laptopin nga shtrati juaj dhe kur po planfikoni të flini mos shikoni Tv.

  1. Dëgjoni muzikë

Muzika ka shumë efekte në trupin tonë. Para së gjithash, trupat tanë janë ujë 70% dhe vibrimet na prekin në mënyrë fiziologjike. Ka qenë një hulumtim i bërë nga Dr. Masaru Emoto i cili studioi efektet që muzika ka në strukturën e molekulave të ujit të ngrirë.Duke dëgjuar muzikë të caktuar (qetësuese), do të ndiheni të relaksuar dhe të përgatitur për gjumë.

  1. Lexoni një libër

Kjo mund të jetë e vështirë për ju. Të lexoni një libër para se të flini. Është mirë të lexosh diçka më të lehtë para gjumit, sepse do ta vendosësh mendjen në një ritëm të këndshëm dhe do të të nxisë në një gjumë cilësor.

 

  1. Vishni pizhame

Kur vishni rrobat tuaja të gjumit, sinjalizoni mendjen dhe trupin tuaj për t’u mbyllur dhe për të shkuar në “modalitetin e gjumit”. Kujdesuni që pranë shtratit të keni gjithmonë një palë pizhame dhe mos bini në gjumë pa i vëshur ato.

  1. Planifikoni 3 detyrat më të rëndësishme për nesër

Kjo është diçka për të cilën Leo Babuta ka folur shumë. Kur planifikoni detyrat më të rëndësishme për nesër, menjëherë eliminoni vendimet dhe angazhimet e panevojshme.Pra, planifikoni 3 detyrat më të rëndësishme për nesër dhe fli si një fëmijë, duke e ditur se çfarë do të bëni nesër.

 

  1. Shkruani një ditar

“Ditari i dashur …” ose mund të filloni ndonjë mënyrë tjetër. Por ky nuk është një shkrim i shkollës fillore, ku shkruan thjeshtë rrjedhën e ditës. Kjo ka të bëjë me pasqyrimin e asaj që ju ka ndodhur sot, se si kjo veprimtari ju bëri të ndiheni dhe përshtypja juaj e përgjithshme e asaj dite.

 

  1. Përgatitni rrobat për nesër

Biseduam për shterimin e egos gjatë planifikimit të ditës tjetër. Tani kalojmë tek rrobat që do të vishni nesër. Kur të përgatitni gjërat për mëngjesin e ardhshëm, mendja juaj nuk do të hyjë në modalitetin “fanatik”, duke u përpjekur të kujtojë gjithçka që duhet të bëni në mëngjes si gjetja e rrobave për punë, duke bërë mëngjesin, duke përfunduar këtë prezantim, duke kontrolluar presionin e valvulave, duke ndryshuar vajin e makines…etj

  1. Ndalni ËiFi tuaj

Ëifi është kryefjala e shekullit  21 dhe është lidhje  e mrekullueshm, në vecanti me ata që I kemi larg.  Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të lidheni 24/7.Gjatë natës, duhet patjetër të fikni ËiFi-in tuaj dhe të pushoni nga internet.

  1. Argëtohu

Gjatë gjithë ditës, duhet të punosh, të mësosh dhe të motivosh  veten. Por kur nata vjen ju duhet të shpërbleheni për aktivitetet dhe arritjet e ditës – sepse e meritoni. Pra, ndaj 30-45 minuta dhe thjesht argëtohu.

  1. Medito

Meditimi mund t’ua bëjë jetën të mrëkullueshme. Meditimi trajnon mendjen që të jetë e pranishme dhe e vetëdijshme për gjërat dhe njerëzit që ju rrethojnë. Kjo ju bën të harroni  shqetësimet e së ardhmes dhe keqardhjet e së kaluarës dhe të bën të jetosh në të tashmen.

 

  1. Vlerësoni të sotmen

Ju keni planifikuar 3 detyrat më të rëndësishme që ju duhet të bëni sot. Tani, është koha për të vlerësuar këto detyra.Kjo është koha për reflektim me veten, dhe vetë-reflektimi ju jep një jetë më të lumtur dhe më të suksesshme.Pra, uluni dhe vlerësoni nëse keni arritur të përmbushni 3 detyrat që keni ngritur natën më parë.

 

  1. Shkruani 3 gjëra që kanë ndodhur sot

Ky është një stërvitje shumë e mirë, sepse nuk është një dëshirë e madhe si mirënjohje apo e pastrukturuar si ditar.Kjo ka të bëjë me nxjerrjen e një libri të historisë nga jeta juaj.Shkrimi i 3 gjërave që ndodhën sot ju bën thjesht të shënoni 3 ngjarje që ndodhën gjatë ditës, me ose pa gjykimin tuaj rreth tyre (të mira ose të këqija, pozitive ose negative). Pas 3-6 muajsh, mund t’i lexoni këto dhe t’i përmbledhni ato për të krijuar një afat kohor të jetës suaj dhe pas një viti, përmbledhni përsëri.

Kjo do të krijojë një afat kohor të jetës suaj, me të gjitha ngjarjet më të mëdha që kanë ndodhur. Gjithashtu do t’ju bëjë më të vetëdijshëm për gjërat që ndodhin çdo ditë.

 

  1. Pini ujë

Cilësia e gjumit varet shumë nga hidratimi i trupave tanë. Nëse ndjeni etjen, kjo do të thotë se jeni tashmë të dehidruar. Pini të paktën një gotë ujë para së të bini në gjumë.

 

  1. Freskoni dhomën tuaj

Freskoje dhomën tënde dhe mbaj gjithmonë një temperaturë konstante për një gjumë a më cilësor. Ju duhet të flini në një dhomë të ftohtë, të errët dhe të qetë.

 

  1. Mos hani ushqim të rëndë

Të hani darkë natën vonë në orën 10:30 dhe të provoni të flini gjumë është e pamundur.

Një darkë e pasur dhe e vonë si dhe me ushqime kalorike e bën trupn tuaj të punoj 24 orë dhe e pengon atë të bëjë pushim gjatë natës. Kjo ndikon në cilësinë e gjumit dhe ju bën të ndiheni të ngathët para se të bini në gjumë.

 

  1. Shmangni stërvitjen përpara gjumit

Nuk duhet të ushtroni 3 orë para gjumit – ajo zgjon gjithë trupin tuaj dhe ju përgatit për një aktivitet fizik. Ushtrimi është për pasdite ose mëngjës, por jo për natën vonë.Megjithatë, mund të përpiqeni të zgjasni trupin tuaj për të ndihmuar të relaksoheni nervat tuaja para se të flini. Praktikoni Yoga.

Ja një shkrim ku mund të mësoni disa teknika të Yoga-s para gjumit:

https://www.unikportal.com/provoni-keto-3-pozita-te-yoga-s-per-gjume-me-te-mire/

 

  1. Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë

Trajnimi i trupit dhe mendjes për t’u përmbyllur diten në të njëjtën kohë është përfitues sepse mëson kur nuk keni nevojë për energji. Për të maksimizuar nivelet tuaja të energjisë është e preferueshme që të flini gjumë në të njëjtën kohë.

 

  1. Përmirësimi i ciklet e gjumit

Ciklet e gjumit përbëhen nga pjesa kur rrotulloheni për të gjetur pozicionin ideal për gjumë. Pastaj flini për disa orë dhe gjumi ju del. Nëse jeni zgjuar nga gjumi në orën 6:00 mos e vazhdoni gjumin, gjëja më e mirë është të zgjoheni dhe të përgatitni një mëngjes të lehtë ose të vraponi për 30 minuta.

 

  1. Punoni në projektin tuaj të pasionit

Asgjë nuk sjell më shumë kënaqësi për një njeri se sa kur sheh që ëndrrat po I realizohen.Prandaj ndani cdo natë  20-30 minuta për të punuar në projektin tuaj të pasionit. Kjo do ta bëjë ndjenjën e realizimit edhe më të fortë dhe do të ndikojë në cilësinë e gjumit  tuaj.

  1. Kaloni kohë me të dashurit tuaj

Faktori më i madh që kontribuon në një jetë të lumtur dhe të përmbushur janë marrëdhëniet – me miqtë, familjen dhe të dashurit. Në fund të një dite të gjatë dhe të vështirë, duhet të kaloni kohë me të dashurit tuaj – njerëzit me të cilët ju mund të ndani momentet e gëzimit dhe hidhërimit.