Highlight Të tjera

15 thëniet më të fuqishme nga Zig Ziglar

Zig Ziglar

Zig Ziglar ishte një autor amerikan dhe një motivues, i njohur si një ndër më të suksesshmit në këtë industri. Për shkak të stilit të tij unik të të folurit, ai u bë një ndër figurat që lanë shumë ndikim tek ne.

Ziglar ka inspiruar me miliona njerëz që të punojnë shumë, të jenë pozitiv dhe të fokusohen në qëllimin e tyre.

Disa nga thëniet e tij më të fuqishme janë:

1. “Fokusi është problemi, jo mungesa e kohës. Të gjithë kemi njëzet e katër orë kohë në ditë.“

2. „Njerëzit e pasur kanë TV të vogël dhe librari të madhe, njerëzit e varfër kanë librari të vogël e TV të madh.“

3. „Nuk duhet të jeni të mrekullueshëm që të startoni, por duhet të startoni që të jeni të mrekullueshëm.“

4. „Njerëzit shpesh thonë që motivimi nuk zgjatë, por as dushi nuk zgjatë prandaj rekomandohet cdo ditë.“

5. „Kur pengesat të shfaqen, ndërro drejtimin për të arritur qëllimin, jo vendimin për të arritur atje.“

6. „Në mes të gjërave që mund të japësh dhe të mbash janë fjala yte, një buzëqeshje dhe një zemër mirënjohëse.“

7. „Nëse do të dalësh të kërkosh shokë, do të shihni se ata janë me të vërtetë të vështirë për tu gjetur. Por nëse dilni dhe silleni si një mik atëherë do ti gjeni kudo.“

8. „Shumë martesa do të ishin më mirë nëse burri dhe gruaja do të kuptonin se janë në të njëjtën anë.“

9. “Ju keni lindur për të fituar, por për tu bërë një fitues ju duhet të planifikoni të fitoni, të përgatiteni të fitoni dhe të pritni fitoren.”

10. “Shumë njerëz kanë shkuar më larg se që e kanë menduar, sepse dikush besoi në të.”

11. “Disa njerëz gjuajnë fajin sikur të kishte një shpërblim për ta gjetur atë.”

12. “Gabimi më I madh është të mos bësh asgjë sepse mendoni që mund të bëni shumë pak.”

13. “Detyra na bën që ti përfundojmë gjërat, mirëpo dashuria bën që ti bëjmë gjërat më bukur.”

14. “Njerëzit e veçuar nga turma kanë një gjë të përbashkët: një sens për të arritur aty ku duan.”

15. “Disa nga ne mësojnë nga gabimet e të tjerëve dhe të tjerët jemi ne.”