Highlight Storie Inspirimi Të tjera

15 rrugë që të çojnë drejt një jete të lumtur

të lumtur

Lumturia është kuptimi i një jetë të bukur dhe qëllimi i eksistencës së njerëzve…Aristoteli këtë e ka thënë  2000 vjet më parë. Dhe, përkufizimet e tij mbi lumturinë, prej asaj kohe janë aktuale .

Cili është qëllimi i jetës të cilën e jetojmë nëse nuk është lumturia?

Lumturia është një nga qëllimët më të kërkuara në jetë, por për shumë kënd është vështirë e arritshme dhe shpesh herë jemi konfuz rreth asaj se kur dhe me cka mund të jemi plotësisht të lumtur?

Ndonëjherë njerëzit mashtrohen dhe e lidhin lumturinë me gjëra të caktuara, qoftë edhe materiale, por që në fakt kështu nuk e arrijnë lumturinë e vërtetë.Një shtëpi  e madhe apo edhe një makinë e re, jo domosdoshmërisht mund t’ju bëjnë të lumtur.

Në vijim ju njohim me 15 mënyra të thjeshta që do t’ju bëjnë nga sot ta jetoni një jetë më të lumtur…

Si fillim, bëni atë që doni. Nëse pasioni i juaj është të luani futboll, shkruani poezi, ose të jeni trajnere noti, bëje këtë dhe mos prit që dikush të të orientoj në atë që do të bësh. Kështu, ju do të gjeni çdo ditë lumturinë, pavarësisht sfidave që do t’ju dalin për gjatë punës që bëni.

Duke ndihmuar dikë me pervojen tuaj, ju do ta njeni vetën shumë të plotësuar. Pasi të keni arritur disa prej qëllimeve tuaja kryesore, profesionale dhe jetësore, është koha që ju përvojen tuaj ta ndani me të tjerët dhe kështu të jeni kontribues për  gjithë shoqërinë në aftësimin e gjeneratave të reja. Ky padyshim që është një burim i madh për lumturinë tonë.

Lumturi gjeni edhe teksa tregoheni mirënjohës për çdo gjë  që keni rreth vetes. Kur ju do të mësoheni të thoni “faleminderit”, për çdo gjë që keni në jetën tuaj atëherë do të kuptoni edhe sa të bekuar jeni.

Derisa ndani mendimet, kohën dhe aftësitë e juaja me të tjerët ju do të ndihent më të lumtur. Një jetë e jetuar pa bashkëpunim, shkëmbim mendimesh, ideshë, është një jetë e kaluar bosh, prandja ndani cdo ditë përvojat dhe gëzimin e jetës tuaj me të tjerët.

Qeshni çdo ditë, dhe do të shikoni se sa pozitivisht ndikon brenda jush kjo. Provoni të përballoni çdo gjë me buzëqeshje, sepse buzëqeshja më të vërtetë mund t’ju bëj të lumtur.

Ushtrimet e rregullta, do t’ju bëjnë të ndiheni më me pak stres dhe humbni kaloritë e marra gjatë ditës përmes ushqimeve. Përveç ushtrimeve të rregullta provoni të luani në ndonjë sport nga ato që lidhen me gjuajtjet.

Trajneri i jetës, është personi që do t’ju duhet gjithmonë, sa herë do të jeni në ditet më të mira ose më të këqija të jetës tuaj. Ky “trajner” mund të jetë motra, shoqja, miku i juaj më i mirë…Ju përgjatë jetës vet do ta mësoni se kush është personi që ju ka qëndruar më së shumtri pranë në jetë dhe kujt do ti rrëfeheni për çdo gjë.

Stresi është i pashmangshëm në jetë, por mos lejoni që stresi të vjedhë lumturinë tuaj. Kudo që do t’a gjeni vetën në situata të tensionuara, thuajini vetës “ndal”, dhe ktheni momentet me buzëqeshje në fytyrën  tënde. Praktikimim i meditimit është një mundësi e mirë për t’a menaxhuar në mënyrë të mrekullueshme stresin.

Hani shëndetshëm. Në ditet  e sotme cur njerëzit bëjnë një jetë jashtëzakonisht dinamike, është tepër e vështirë të kontrollojmë  se cfarë hajmë gjatë gjithë ditës apo edhe të zgjedhim ushqimet më të shëndetshme, megjithatë kur ju konsumoni ushqim të shëndetshëm do të ndiheni mirë fizikisht me psiqikisht.

Rrini sa më shumë të dashurit tuaj, sepse vetëm në këtë mënyrë do ta kuptoni se sa të bekuar jeni nga jeta, që keni rreth vetës njerëzit më të dashur të jetës tuaj. Familja, shoqëria e mirë janë zgjedhja më e mirë për një bisedë në orët e pasditës të shoqëruar me kafe, prandaj mos e humbisni rastin t’a bëni vetën të lumtur në shoqërinë e familjes dhe miqve, sepse jeta është shumë e shkurtër për t’a jetuar vetëm.

Largoni mendimet negative, sepse vetëm në këtë mënyrë do t’a kuptoni sa e mirë është jeta duke menduar vetëm pozitivisht. Përpiquni në çdo minut të hedhni mendimet negative jashtë dhe të përfshihet nga emocionet pozitive. Një mundësi e mirë për të qenë më pozitiv është duke larguar nga rrethi dhe shoqëria e juaj njerëzit negativ.

Jepni dhurata për të tjerët. Nëse nuk keni për të blerë dhurata të shtrenjëta atëherë dhuroni thjeshtë gjëra që të tjerët t’a kuptojnë se ju mendoni i vlerësoni ata. Ndonjëherë dhuratat më të mirat janë ato që realizohen aty për aty, sic mund të jetë një letër, ku ju do të shprehni gjithë dashurinë dhe vlerën që ka personi i caktuar për ju.

Fal dhe harro. Mosmarrëveshjet janë pjesë e secilir prej nesh çdo ditë, qoftë në familje, qoftë në punë. Por, asnjëherë mos e mbani mendjen dhe shpirtun tuaj të lidhur me inatët e së kaluarës.Duke falur dhe duke harruar këto mosmarrëveshje një ditë do t’a kuptoni që do të jeni më i lumtur për vete dhe këtë lumturi do ta përconi edhe tek të tjerët.

Ecni në natyrë. Është gjëja më e mirë që mund të bëni për vetën, me më së paku shpenzime. Ecja në natyrë do t’ju rinojë ju dhe mendimet tuaja.

Qëndroni vetëm.  Më herët ju thamë se jeta është shumë e shkurtër për t’a kaluar i vetëm, por ndonjëherë është e domosdoshme të qëndroni vetëm dhe t’ia jepni vetës një mundësi për të njohur shumë çka që lidhet me ju. Pa e njohur vetën dhe dëshirat tuaja, ju s’do të jeni në gjendje ti ofroni as vetës lumturi, por as të tjerëve.