Highlight Success ZONE

12  thënie për jetën dhe dashurinë nga legjenda e muzikës, Johnny Cash

Këngëtari dhe kantautori i njohur amerikan ka lindur me  26 shkurt 1932 dhe vdiq me 12 shtator të vitit 2003. Cash konsiderohet si një ndër muzikantët amerikan më me influencë të shekullit njëzet.

Cash kujtohet si një ikonë e muzikës Country. Këngët e tij karakterizohen dhe me një përzierje të muzikës rok, soul e blues. Karrierën e tij, Johnny Cash e filloi në Tenesi në vitin 1954 dhe këngët e tij të para janë “Hey Porter” dhe “Cry! Cry! Cry!”.

Gjatë karrierës së tij pesë dekadeshe, Cash ka realizuar 96 albume dhe ka bashkëpunuar me emrat më eminent të muzikës botërore. Ndër albumet e tij më të mira janë “At Folsom Prison”, “Unchained”, “Bitter tears”, “I walk the line”, “Man in Black”, “The thing called love” e shumë e shumë të tjerë.


Unik sot ka përzgjedhur 12 thënie të Cash mbi jetën dhe dashurinë, të cilat do t’ju inspirojnë tej mase.
  1. Gjithë jetën tuaj, do të ballafaqoheni me një zgjedhje. Ju mund të zgjidhni dashurinë ose urrejtjen … Unë zgjedh dashurinë.
  2. Ti ndërton dështimin.Ti e përdorë atë si një gur. Mbyll derën e së kaluarës. Nuk përpiqesh të harrosh gabimet, por nuk qëndron në to. Ti nuk e lejon atë të ketë ndonjë nga energjitë tënde, ose kohën tënde.
  3. Ka dashuri të pakushtëzuar atje. Ti dëgjon atë frazën, që është shumë e vërtetë. Më pëlqen mua pavarësisht nga gjithçka, pavarësisht nga vetja ime. Ajo e ka shpëtuar jetën time më shumë se një herë. Ajo ka qenë gjithmonë aty me dashurinë e saj dhe me siguri më ka bërë të harroj dhimbjen për një kohë të gjatë, shumë herë. Kur bëhet natë të gjithë shkojnë në shtëpi dhe dritat janë të fikura, jemi vetëm unë dhe ajo.

4.Nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur pikëllimin dhe humbjen. Mund t’i shmangni për një kohë, por herët a vonë ju do të kaloni nëpër to, me shpresë, të dilni nga ana tjetër. Bota që                gjeni atje nuk do të jetë kurrë e njëjtë me botën që keni lënë.

  1. Është mirë të dini se kush ju urren dhe është mirë që të urreheni nga njerëzit e duhur.
  2. Unë nuk jam i hidhëruar. Pse duhet të jem i hidhëruar? Unë jam i kënaqur me jetën dhe me vdekjen.
  3. Ato janë të fuqishme, ato këngë. Herë pas here ato kanë qenë rruga ime e vetme, dera e vetme nga vendet e errëta dhe të këqija.
  4. Nëse nuk do të thoni saktësisht se si dhe çfarë mendoni, mund të mos thoni asgjë për çdo gjë.
  5. Ti duhet të jesh ai që je. Çfarëdo që të jesh, ti prapë duhet të jesh.

10.Ti duhet ti dish kufizimet tuaja. Unë nuk e di se cilat janë kufizimet tuaja. E kuptova se cili ishte kufizim im kur isha dymbëdhjetë vjeç. Kam kuptuar se nuk ka shumë kufizime, nëse e            bëj rrugën time.

  1. Sa më shumë që mësoj me i ekzaltuar ndihem.
Në një rast kur u pyet se si do ta përshkruante parajsën Cash tha “Këtë mëngjes, me të, duke pasur kafe”.