Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

10 ushqimet më të mira për të ngritur masën muskulore në trup

ushqimet

A dëshironi të ndërtoni trupin tuaj? Atëherë shikoni 10 ushqimet që do t’iu ndihmojnë të bëni një trup perfekt.

1. Mish i kuq; Mishi do të luajë një rol shumë të rëndësishëm për ndërtimin e muskujve tuaj. Ka proteina të shumta dhe aminoacide të shëndetshme. Mishi i kuq poashtu përmbanë një mori vitaminash e mineralesh duke përfshirë vitamina B, hekur, zink etj.

2. Orizi integral; Orizi integral ka më pak karbohidrate, duke na dhënë kështu më shumë energji gjatë ditës. Për më shumë ky lloj orizi sugjerohet për ndërtim të muskujve dhe humbje peshe.

3. Vezët; Vezët janë një burim perfekt proteinash. Ato përmbajnë aminoacide që janë esenciale për të ndërtuar një trup të bukur me muskuj.

4. Mish pule; Mishi i pulës poashtu është një burim shumë i mirë i proteinave që ndihmon në riparimin e indeve të muskujve të dëmtuar.

5. Tërshëra; Tërshëra është një burim i mrekullueshëm i karbohidrateve.

6. Salmoni; Salmoni ka një sasi të lartë të proteinave dhe yndyrna të omega-3. Salmoni poashtu ka një sasi të madhe të vitamin D.

7. Patate të ëmbla; Nga të gjitha perimet me karbohidratet, patatet e ëmbla janë më të mirat!

8. Qumështi; Qumështi është një zgjidhje fantastike në cdo kohë të ditës. Ka shumë proteina dhe kalcium.

9. Gjizë; Gjiza përmbanë 100 kalori në 100 gram prej të cilave 11 gram proteina, 4 gram yndyrë dhe 3 gram karbohidrate.

10. Jogurti grek; Ky lloj jogurti pa yndyrë ndihmon në ndërtimin e muskujve.