Highlight Shëndeti

10 ushqime që do të zhduken në 20 vitet e ardhshme!

Ushqimi është ndër faktorët kryesorë të një shëndeti të mirë për të gjithë. Llojllojshmëria e madhe e ushqimeve ka bërë që secili të ketë preferencat  e veta sa I përket të ushqyerit.

Por, ne shumë rrallë mendojmë mbi atë nëse këto ushqime do të jenë gjithmonë në dispozicion për ne.  Çka nëse disa ushqime që ne s’mundemi pa to, zhdukën një ditë. Mendoni pak mbi ndryshimet klimatike që po pëson bota. Sigurisht, të gjitha këto ndikojnë që në një te ardhme të afërt shumë ushqime që sot lehtësisht gjenden në treg të zhduken.

Unik ka përmbledhur një listë prej 10 ushqimesh që parashikohet se do të zhduken brenda 30 viteve.

  1. Kafeja

Imagjinoni një botë pa kafe! Vërtetë tingëllon e tmerrshme. Sipas EcoWatch, një lloj i kërpudhave që po përhapën në bimë të kafesë në Amerikën Qendrore janë vdekjeprurëse.  Gomarët dhe grabitqarët e tjerë invazive lulëzojnë në temperatura të larta. Në Hawaii, një insekt që quhet kokrra e kafesë është bimë shkatërruese. Dhe, në Afrikë, shkencëtarët pohojnë se bima e kafesë mund të bjerë midis 60 dhe 100 për qind për shkak të ndryshimeve klimatike.

  1. Avokado

Edhe Avokadot parashihen të zhduken. Përbërësi kryesor në avokado është guacamole. Ky produkt po bie në prodhim për 40 %, për shkak të thatësirës dhe temperaturave  të larta. Avocadot kërkojnë shumë ujë për të mbijetuar në temperatura të ngrohta. Pa ujë të mjaftueshëm, bimët thahen nuk prodhojnë mjaft fruta, ose thjesht vdesin.

  1. Birra

Mungesa e ujit ka ndikuar edhe në  prodhimin e birrës. Prodhuesit e birrës tashmë kanë filluar të alarmojnë se po pakësohen burimet prodhuese të birrës.

  1. Molla mund të ndryshojë

Temperaturat e ngrohta ndikojnë në shumë pemë. Molla po ashtu do të pësojë ndryshime. Mungesa e të ftohtit në fakt prodhon sasi më të vogël të frutave në sezonin vijues. Kultivuesit po përballen me vështirësi me këto ndryshime. Molla nuk do të zhduket por shija e saj do të ndryshojë. Një studim japonez thotë se temperaturat më të ngrohta kanë bërë që mollët të jenë më të buta, më të ëmbla dhe më pak të krekosura.

  1. Qiqrrat dhe Hummusi

Qiqrrat dhe Hummusi kanë nevojë për shumë ujë deri sa të jenë të gatshme për tu ngrënë. Temperaturat në rritje në të gjithë botën, së bashku me thatësirat që kanë rezultuar me mungesë të reshurave të shiut do të rezultojnë me zhdukjen graduale të qiqrrave dhe hummusit.

  1. Orizi

Orizi siguron një burim të madh ushqimi për gati gjysmën e popullsisë së botës. Ndryshimi i nivelit të detit dhe reshjeve mund të ndikojë në prodhimin e orizit në të gjithë botën, sipas Kombeve të Bashkuara. Vetëm një rritje në temperaturë prej 2 gradë në Zimbabve (një prodhues i madh i orizit) mund të rezultojë në një reduktim prej 67 përqind të tokës bujqësore. Ky lloj ndryshimi mund të shkaktojë një rënie të madhe në korrat e orizit në të gjithë botën.

  1. Ushqimet e detit

Oqeanet marrin më shumë acid kur temperaturat më të larta shkaktojnë ndryshime kimike në ujë. Dhe kur uji i oqeanit merr më shumë acid, gjallesat e detit e ndjejnë këtë efekt.Për shembull, gaforret,dhe disa lloje të prodhimeve të detit do të ndjejnë shpejtë këtë efekt, duke i bërë më të ndjeshëm dhe më të pakët.  Salmoni gjithashtu mund të ndikohet nga nivele të larta të acidit në ujërat e oqeanit, sipas një studimi kanadez. Nivelet e larta të acidit mund të ndikojnë në aftësinë e salmonit për të gjetur ushqimin, duke sjellë një nivel më të ulët të mbijetesës.

  1. Çokollata

Ndryshimi i klimës mund të ndikojë në peizazhin e një vendi, i cili pastaj ndikon në mënyrën se si kulturat rriten. Në vendet si  Gana dhe Bregu i Fildishtë rriten rreth gjysma e fasuleve të kakaos në botë. Megjithatë, shkencëtarët besojnë se ndryshimet në mënyrën se si fasulja rritet në lartësi të ndryshme dhe gjeografia e ndikuar nga moti mund të ndikojë negativisht në korrje. Prodhimi i kakaos mund të bjerë ndjeshëm deri në vitin 2030, sipas një studimi të kohëve të fundit mbi ndryshimet klimatike. Kështu në 30 vitet e ardhme nuk do të ketë sasi të mjaftueshme të çokollatës, për të mbuluar të gjitha kërkesat.

  1. Gjalpë kikiriku

Deri në vitin 2030  do të ketë rënie tepër të dukshme të gjalpit të kikirikut. Kikiruku nuk e përballon thatësinë. Nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë të krijojnë  kushte ekstreme të motit,kikiriku dhe njëherë edhe gjalpi i tij mund të mbetën thjeshtë pjesë e historisë.

  1. Bananet

Bananja e njohur me emrin Cavendich në Amerikë që është më e njohura në këtë vend, po  lufton një betejë të madhe kundër një sëmundje vdekjeprurëse. I njohur si “Tropical Race 4”, kjo sëmundje vjen nga kërpudhat që ndotin tokën ku bimët rriten. Ajo është përhapur nga Malajzia në Azinë Juglindore, Australi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.  Kjo nuk do të ishte hera e parë që një sëmundje për zhdukë bananet. Fermerët dhe shkencëtarët po punojnë në mënyra për të ngadalësuar sëmundjen dhe për të gjetur kultura zëvendësuese.