Highlight Storie Inspirimi

10 thënie të mençura nga Dale Carnegie për t’iu inspiruar që të provoni përsëri

Dale Carnegie

Dale Carnegie, pa dyshim që ka lënë një literaturë të gjerë të mbushur me thënie të mençura.

Ai është autori i librit “Si të fitoni miq, dhe të influencioni njerëzit”. Ky është një ndër librat më të shitur mbi zhvillimin personal.

Carnegie ishte një njeri mjaft bujar. Ai kuptoi se të gjente “sekretin” duhej të lexonte historitë e njerëzve më të suksesshëm në botë. Kjo i ndihmoi atij të kuptonte sjelljet e të tjerëve dhe të shkruante mbi këtë temë.

Ja ku janë 10 thënie të mençura nga Dale Carnegie që ju ti harroni frikërat e juaja:

1. “Nuk është me rëndësi se ku jeni, ose çfarë po bëni ajo që po ju bën të palumtur. Është ajo që po mendoni që ju bën të palumtur.”

2. Zhvilloni suksesin nga dështimet. Dështimi dhe mungesa e kurajos janë dy gurë të thepisur që të qojnë drejt suksesit.”

3. “Mos u frikëso nga armiqët që të sulmojnë. Frikësohu nga miqtë  që të lavdërojnë.”

4. “Gjërat më të rëndësishme në botë janë arritur nga njerëz që vazhdonin të provonin edhe kur nuk kishin fare shpresë.”

5. “Kur urrejmë armiqët tonë, ne ju japim fuqi mbi ne: fuqi mbi gjumin tonë, apetitin tonë, tensionin e gjakut, shëndetin tonë, lumturinë tonë.”

6. “Kujtoje, sot është e djeshmja që ti je merakosur dje. “

7. “Flisni dikujt për atë, dhe ata do të dëgjojnë me orë të tëra.”

8. “As Zoti nuk gjykon një njeri deri në ditët e fundit të jetës së tij, pra pse duhet unë e ti.”

9. “Njohuria nuk është fuqi, derisa nuk është shfrytëzuar.”

10. “Mendimet tona na bëjnë ata që jemi.”