Highlight Të tjera

10 thënie të mahnitshme që ta çmoni veten më shumë

thënie

Bota  shpesh është e mbushur me zëra që na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë për t’u bërë të suksesshëm, të lumtur apo të pasur. Një grup ju tregon për të humbur peshë, një tjetër ju tregon se ku të blini, si të visheni dhe sa para duhet të fitoni. Herë të tjera, janë ata njerëz që janë pranë jush që ofrojnë kritika. Lista e gjërave që i keni dhe që ju mungojnë është e pafund dhe secili prej jush është në kërkim të përsosmërisë.

Por ndaluni dhe mendoni drejtë. Është koha të mendoni kthjellët mbi gjërat që vërtetë kanë rëndësi në jetën tuaj dhe ato që nuk kanë. Në rastet kur ndjeheni sikur jeni mbërthyer dhe çdo gjë në jetë ju është komplikuar, lxoni thëniet e propozuara nga në që ta çmoni më shumë veten.

 

“Ti je njeri për tu dashur. Po, ti je.Kurrë mos e dëno veten”. Fol për veten në mënyrën më të sinqertë dhe këtë bëje disa herë në ditë. Thuajeni këtë me zë të lartë, zotëroni atë dhe drejtoni jetën tuaj në rrugën tuaj të dashurisë.

“Njerëzit nuk mund ta dinë kush jeni në të vërtetë vetëm prej një rasti. Ti duhet ta plotësosh veten me dashuri para se ti dhurosh dikujt tjetër dashuri. Pa e dashur veten, ti nuk ke aftësi ti falësh dikujt tjetër dashuri.

“Duaje vetën. Ji i vërtetë më vetën. Trajtoje vetëm më mirë se këdo tjetër në Botë. Është mirë të ballafaqohesh më çdo gjë që ka të bëjë më ty. Gjithkush e  bën këtë. Mos u trego i ashpër me veten. Sado që mund të jeni gabim, gjithmonë gjeni një rrugë për ta falë vetën. Kështu Bota do të filloj të shoh tek ju një fuqi që nuk mposhtet lehtë, një karakter që nuk kthehet dhe një person të aftë për të kapërcyer të gjitha problemet.

“Duke caktuar kufijtë tuaj ju ngritni veten në një nivel tjetër. Kështu ju i bëni njerëzit të kuptojnë që ju jeni person që ka rregulla mbi sjelljen që duhet të tregojnë të tjerët ndaj jush.

“Pa marrë parasysh se si ndihen të tjerët për shkak të vendimeve që keni marrë, nëse ju mendoni që kjo rrugë është e drejtë asnjëherë mos ktheni kokën prapa për të parë së çfarë të tjerët thonë për ju”

Sot shiko veten me buzëqeshje në pasqyrë. Ti je personi më I mirë në Botë. Mëso të duash vetën, të respektosh dhe trajtoje veten me dashuri. Vetëm kështu mund ti bësh të lumtur njerëzit përreth teje.

“Po, ti je i kompletuar. Ti je i çmuar, i pranueshëm, i dashur. Ti e meriton të duhesh, në veçanti nga vetja jote. Kjo është e drejta jote prej se ke lindë. Duke dashur vetën ju nuk tregoheni egoist.Kjo gjë është e nevojshme që secili nga ju të gjej lumturinë.”

“Rregulli kryesor i jetës është të demonstroni dashuri për vetën tuaj. Vetëm kështu të tjerët do t;ju duan. Duke I dhuruar vetës dashuri ju bëheni tërheqës edhe për të tjerët. Dhe, vetëm kështu do të gjeni dikë krah vetës që do t’ju dashurojë pa kushte.”

“Ju jeni një person me një zemër të madhe; ju jeni një person i përsosur. Njerëzit përreth jush e shohin atë në sytë e tu. Kujtoni veten se mendja juaj është e mbushur me shumë për t’i dhënë botës rreth jush.

“Nuk ka pasur kurrë ndonjë njeri si ju, as nuk do të ketë kurrë. Ju jeni një karakter i veçantë.Bota rreth jush është e pasur falë jush dhe dashurisë që i jep ti.”