Highlight Storie Inspirimi

10 thënie nga libri “Alkemisti” që do t’iu ndihmojnë të ndiqni ëndrrat e juaja

thënie

Edhe pse “Alkemisti” nuk ishte një sukses i menjëhershëm, me kalimin e kohës u bë një ndër librat më të shitur në botë.

Novela e shkruar nga Paulo Coelho, është përkthyer në 70 gjuhë.

Libri tregon historinë e një bariu që fillon të kërkojë të mirat e kësaj jete, që i kishin munguar gjatë. Tema kryesore, është gjetja e fatit. I gjithë udhëtimi na mëson se si duhet ti ndjekim ëndrrat tona për të qenë të lumtur.

Këto janë 10 thënie nga libri “Alkemisti” për të ndjekur ëndrrat e juaja.

“Dhe, kur dëshiron diçka, i gjithë Universi bashkëpunon për t’iu ndihmuar ta arrini atë.”

“Duaje njeriun sepse e doni. Nuk keni nevojë për arsye për ta dashur dikë.”

“Të gjithë duket se kanë një ide të qartë se si të tjerët duhet të jetojnë jetën e tyre, por askush nuk e di per veten.”

“Çdo bekim i injoruar, kthehet në një mallkim.”

“Dhe kur nuk mund të kthehesh prapa, duhet vetëm të shqetësohesh për mënyrën më të mirë për të ecur përpara.”

“Kurrë nuk mund ti ikësh zemrës. Prandaj dëgjoje atë që të thotë.”

“Gjërat e thjeshta janë më të mëdhatë, dhe vetëm të mençurit mund ta kuptojnë këtë.”

“Mos u nënshtroni frikës, nëse e bëni këtë, nuk mund të flisni me zemrën tuaj.”

“Është mundësia për të realizuar një ëndërr, ajo që e bën jetën më interesante.”

“Ka vetëm një mënyrë për të mësuar. E kjo është përmes veprimeve. Çdo gjë që keni mësuar e keni mësuar gjatë rrugëtimit tuaj deri këtu.”