Highlight Të tjera

10 shenja që tregojnë se ajo është një grua e mirë!

Askush nuk është i përsosur, dhe këtu bëjnë pjesë edhe femrat. Por, gjetja e një gruaje të mirë është ëndërr e secili burrë. Në të vërtetë nuk ka standarde të sakta se kush është grua e mirë, sepse gjithçka varet nga shija e njeriut.

Megjithatë ka disa shenja delikate që përcaktojnë se kush është një grua e mirë.

Unik i ka përmbledhur këto shenja për lexuesit e vet!

  1. Ju inspiron për të bërë gjëra të mira;

Një grua e mire shpërndanë energji pozitive dhe ju bën të ndiheni të aftë për çdo gjë. Megjithatë, ajo nuk ju imponon asgjë. Në vend të kësaj, ajo ju  udhëzon dhe ju ndihmon të arrini qëllimet dhe ëndrrat tuaja.

  1. Ajo I kupton dallimet tuaja;

Ajo është një grua që nuk do t’ju ofendojë kur keni ndonjë situatë konfliktuoze. Asnjëherë nuk do t’ju bëjë të ndiheni keq për faktin se mund të mendoni ndryshe nga ajo.

  1. Ajo shpesh do t’ju tregoj se është fanse e juaja!;

Kur bëhet fjalë për mbështetje dhe adhurim ndaj jush ajo është gjithmonë e para në listë. Ajo gjithmonë ju inkurajon që të arrini qëllimet tuaja dhe do të ndani arritjet tuaja me të tjerët. Ajo është lloji i vajzës që është edhe më e ngazëllyer se ju, kur mundësitë vijnë në rrugën tuaj.

  1. Ajo provon gjithmonë tju bëj të lumtur;

Për shkak të energjisë pozitive të saj, ju do ta kuptoni shpejt se keni bërë zgjedhjen më të mirë, duke e pasur këtë grua për partnere.  Një grua që ju bën të ndiheni me fat është dikush me të cilin vendosni për jetën.  Edhe kur pasioni të fillojë të zbehet, ju përseri do të ndiheni me fat që e keni pranë vetës këtë grua.

  1. Nuk është i sigurtë;

Ajo nuk është lloji i gruas që bëhet lehtë xheloze kur të sheh duke biseduar me një femër ose kur jeni në shoqëri të kolegeve.  Kjo është një grua që  thellë e njeh besnikërinë tënde dhe nuk është kurrë e pasigurt për asgjë.  Ajo nuk është aq paranojake sa ta  kontrollojë telefonin tuaj, postën elektronike dhe llogaritë e mediave sociale.

 

 

 

  1. Një grua e mirë nuk kërkon të vëj në test besnikërinë tuaj sepse ajo ju beson!;

Sipas një studimi në Gazetën e Marrëdhënieve Shoqërore dhe Personale, xhelozia është në të vërtetë një manifestim i zakonshëm i pakënaqësisë dhe një konflikti në një marrëdhënie.Një grua e mirë nuk do të manipulojë aspektin tuaj  emocional për të marrë ndonjë  reagim nga ju.Nëse ajo në të vërtetë ka probleme, ajo do të ulet dhe të bisedojë me ju.

  1. Ajo e sheh partnerin si aleat të saj;

Përveç dhënies së mbështetjes dhe inkurajimit, një grua e mirë ka qëllime në jetë dhe synon ti arrijë ato së bashku me ju. Ajo ju përkrahë dhe kërkon përkrahje dhe do që këtë lidhje në aspektin e punës dhe arritjes në profesion ta shoh si “ekip”. Sepse, vetëm se bashku kalohen sfidat.

 

  1. Ajo jo lë hapësirën tuaj;

    Një grua e mirë nuk do të ngjitet për ju,  nuk do të  kërkojë të jetë gjithë kohës bashkë.  Ajo dëshiron që sëcili ta ketë kohën e vet për tu zhvilluar në mënyrë personale. Si partnerë, kalimi i kohës me njëri-tjetrin është i rëndësishëm, natyrisht. Por ajo e di që njeriu shpesh ka nevojë të jetë I vetëm dhe gjithmonë do të ta ofrojë këtë mundësi.

 

  1. Ajo përkujdesët për pjesën romantike;

Kur lidhja e juaj ka kaluar në rutinë ajo gjithmonë do të dijë se si ta freskojë lidhjen tuaj. Ajo gjithmonë do të provojë ta kthej emocionin që kishit në fillim.

 

 

  1. Ajo ruan raporte te mira më familjen e burrit;

    Një grua e mirë gjithmonë do të provojë të ndërtojë raport të mira me shoqërinë dhe ne veçanti me familjen e partnerit të saj. Kjo sigurisht ndikon që lidhja të jetë edhe më e mirë.

 

Si përfundim, mos kërkoni një grua të përsosur sepse ajo nuk ekziston, por kërkoni një grua që i përshtatet karakterit tuaj dhe që ka synime për të krijuar një lidhje dhe familje të shëndetshme.

Mos harroni kurrë që marrëdhëniet përfshijnë  angazhimin e të dy partnerëve për të ruajtur dhe forcuar dashurinë çdo ditë.