Highlight Të tjera

10 rregulla të sjelljes që ju gjithmonë duhet ti ndiqni

rregulla të sjelljes

Etika është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale.  Etika është një lloj shkence në vete.

Ajo vjen në shprehje edhe në rastet më të thjeshta. Në mënyren se si duhet te sillemi,  qoftë në një restaurant apo në një takim pune në zyre.

Janë disa rregulla të etikës që duhen ndjekur.

Unik portal ju sjellë 10 rregulla të etikës që ju duhet ti ndiqni.

Ato janë shumë të rëndësishme nëse doni të etiketoheni si një person i sjellshëm dhe me klasë.

Kur duhet të filloni të hani?

A jeni në një restaurant me shumë njerëz?  A jeni të ulur në një tavolinë me 8 apo më pak njerëz?

Prisni deri sa të gjithë janë shërbyer me ushqim dhe për mikpritësin t’ia fillojë ushqimit para se ju të filloni.

Në një tavolinë banketi të gjatë, është në rregull të filloni kur disa njerëz janë rehatuar dhe janë shërbyer.

Çfarë duhet të mbajmë larg tavolinës?

Të gjitha që nuk kanë lidhje me ushqimin. Si p.sh: çelësat, çantat e vogla, syzet e diellit dhe mundësisht telefoni.

Kur duhet të përdorni telefonin në tavolinë?

A jeni në një situatë që duhet të kërkoni falje për të përdorur banjon?

Atëherë ju duhet të kërkoni falje poashtu para se të merrni telefonin e të shkruani një mesazh.

Si duhet të hapësh derën për dikë tjetër?

Rregulli i etikës thotë: Kush arrin i pari duhet të hapë derën për tjetrin, pavarësisht gjinisë.

Rregulli bazik i dërgimit të email-eve?

Kurrë mos dërgo një email që thotë vetëm fjalën ‘faleminderit’.

Mos përdorni emotikone dhe mos përdorni shkronja të mëdha që ju bëjnë të dukeni sikur po bërtisni.

Si ta menaxhoni një ditë që jeni të sëmurë?

Rrini në shtëpi kur jeni të sëmurë. Kolegët tuaj do t’iu falënderojnë.

Një rregull esencial nëse jeni një mikpritës?

Nëse ndonjëri nga të ftuarit e tu është i dehur, mos e lejoni atë që të vozisë për në shtëpi.

Nëse keni mundësi, dërgojeni ju atë, aty ku dëshiron, nëse jo pyetni nëse dëshiron të kalojë natën tek ju.

Ja një rregull që të gjithë ata që po martohen duhet të dinë:

Mos pyetni nëse ka mundësi që dikush t’ju sjellë para si dhuratë!

Rregulli i parë për dëgjim të muzikës:

Mos ja lëshoni zërin aq shumë sa mund ti pengoni të tjerët.

Rregull i etikës që shumë njerëz e anashkalojnë:

Gjithmonë largoni syzet e diellit kur flisni me dikë.