Budizmi

Highlight

10 pjesë të shkëputura nga urtësia budiste për t’iu ndriçuar gjatë rrugës tuaj

By Bleona Foniqi

April 30, 2018

Budizmi na mëson se çdo person mund të arrijë ndriçimin. Shkrimtari i famshëm dhe i njohur Patrick Lafcadio Hearn, ishte ndër ata që u bënë të bindur për këtë. Në fund të shekullit të 19-të, ai udhëtoi nëpër Japoni, duke kataloguar aforizmat e ndryshme nga tradita budiste e vendit, të cilat ishin të popullarizuara mes njerëzve të thjeshtë.

Thënie të tilla ofrojnë një vështrim interesant në ndikimin që filozofia budiste ka pasur në të menduarit, fjalën dhe mënyrën e jetës së japonezëve. Por budistët gjithashtu mund të na mësojnë diçka të rëndësishme. Nëse dëshironi të arrini një gjendje më të shëndetshme mendimi, ne fuqimisht ju rekomandojmë leximin dhe zbatimin e këtyre deklaratave.

Unik Portal ju sjellë 10 pjesë të shkëputura nga urtësia budiste.

Virtyti është kthimi i virtytit; e keqja është kthimi për të keqen.

Madje edhe një djall, kur ju jeni mësuar me sytë e tij, mund të ju duket një njohje e këndshme.

Asgjë nuk do të rritet, nëse fara nuk do të mbillet.

Jini mësues të zemrës suaj: mos lejoni që zemra të bëhet mësuesi juaj.

Të gjitha gjërat janë thjesht ëndrra.

Takimi është vetëm fillimi i ndarjes.

Mësoni të harroni – aty qëndron çelësi i lumturisë.

Gjithë epshi është pikëllim.

Trupi torturohet vetëm nga demonët e zemrës.

Lulja kthehet prapa në rrënjët e saj.