Familja Highlight Shëndeti

10 mënyra për të ngritur imunitetin e fëmijës tuaj

imunitet

Nëse fëmijët tuaj kanë imunitet të dobët atëherë kjo do të thotë se me siguri ju keni shpenzuar shumë kohë tek mjekë të ndryshëm. Pse të mos ngritni imunitetin e fëmijës suaj në shtëpi pa bërë shumë mund.

1. Reduktojeni sheqerin;

Kur hamë sheqer cdo shujtë atëherë e mbajmë sistemin e imunitetit të bllokuar gjatë gjithë ditës. Kjo con deri tek bakteriet dhe viruset e shumta.

2. Stërvituni së bashku me fëmijën tuaj;

Ushtrimet jo vetëm që ndihmojnë që fëmijët tuaj të kenë një shëndet më të fortë ato ndihmojnë edhe në forcimin e mushkërive dhe pastrimin e sistemit limfatik.

3. Probiotikët;

Duke përfshirë bakterie të ‘mira’ në planin ushqimor do të ndihmojë në largimin e bakterieve të dëmshmë, parandalimin e alergjive dhe tretjen e ushqimit.

4. Vitamin D3;

Përdorimi i vitaminës D me siguri do t’i ndihmojë fëmijës tuaj të kalojë stinën e dimrit pa probleme.

5. Rëndësia e gjumit;

Fëmijët që flenë 8 orë e më shumë kanë më pak shanse të sëmurën.

6. Uji, esencial për imunitetin e fëmijës;

Trupi I fëmijës tuaj është sensitiv ndaj kemikaleve që gjinden në lëngjet e gazuara dhe ato të mbushura me sheqer. Mos harroni një gotë ujë në cdo vakt që fëmija juaj të mos ndihet I dehidruar.

7. Sa më pak drithëra;

Drithërat janë të vështira për tu tretur, dhe për disa fëmijë mund të shkaktojë inflamacion në organizëm. Prandaj kontrollojeni nivelin e drithrave dhe uleni atë./Unik Portal