Highlight Modë & Bukuri

10 hapat e kujdesit për lëkurë të fytyrës nga koreanët

kujdes për lëkurë

A e keni menduar ndonjëherë se si koreanët kanë një lëkurë aq të pastër e shkëlqyese? Ata përdorin disa truqe të pastrimit të lëkurës të cilat duhet ti dijë secili.

Unik Portal ju sjellë 10 hapat e kujdesit për lëkurë që duhet të filloni ti përdorni qysh tani.

Hapi 1 dhe 2:

Përdorni Cleanser (Pastrues). Ka dy lloje të këtyre pastruesëve të lëkurës.

Pastrues me bazë uji: përdoret për të larguar papastërtinë në fytyrë dhe vajin e tepërt.
Pastrues me bazë vaji: përdoret për të larguar grimin, papastërtitë dhe vajin nga poret.

3. Largoni qelizat e vdekura:

Ka kremra të ndryshme që largojnë qelizat e vdekura. Përdorni ato 3 herë në javë.

4. Përdorni tonifikues:

Tonifikuesi hidraton lëkurën e fytyrës dhe balancon faktorin pH.

5. Përdorni essence;

Hidraton dhe rregullon lëkurën, përdoret gjatë natës.

6. Serumi;

Serumi përdoret për probleme të ndryshme specifike, dhe pavarësisht prej llojit mund të përdoret ditën ose natën.

7. Maskat e ndryshme;

Edhe maskat ndahen sipas funksionit që kryejnë, përdorni një apo dy herë në javë, gjatë natës.

8. Kremi për sy;

Ndalon paraqitjen e rrudhave nën sy.

9. Hidratuesi;

Kremi hidratues bën që lëkura juaj të duket më e butë.

10. Kremrat e ndryshme;

Përdorni krem ditor kundër diellit dhe krem për natën.