Familja Highlight

Gjërat që e bëjnë një familje të lumtur

familja

Familja jonë është një forcë dhe dashuri… Familja jonë, me çdo lindje dhe çdo bashkim rritet.

Familja është vendi ku çdo problem e sfidë kalohet më lehtë.

Pyet njëqind njerëz se çfarë është gjëja më e rëndësishme në jetën e tyre dhe shanset janë të qind përqindta që përgjigja do të jetë “familja”.

Unik Portal ju sjellë 10 gjërat e bëjnë një familje të lumtur.

Ky artikull fokusohet në dhjetë gjëra që prodhojnë familje të lumtura bazuar në hulumtime e bëra nga shkencëtarët.

1) Cakto qëllime

Ne kuptojmë instinktivisht rëndësinë e përparimit në rritje në shumë fusha të jetës sonë. Ne vendosëm qëllimet dhe bëjmë një përpjekje. Ne bëjmë atë që duhet të bëjmë. Megjithatë, disa prej nesh nuk e theksojnë mjaft rëndësinë e punës drejt një familjeje më të lumtur.Nëse punojmë së bashku si një familje, ne mund të zhvillojmë dhe përmirësojmë lumturinë dhe kohezionin e familjes. Por, si për të gjitha gjërat që vlen, kjo kërkon përpjekje dhe përkushtim.

2) Krijoni “Deklaratën” e Familjes

Vendosni pak kohë dhe flisni për atë që me të vërtetë do të thotë të jesh familje. Cilat janë vlerat tuaja? Organizatat e suksesshme filantropike kanë deklarata të detajuara të misionit të hartuar mirë. E njëjta gjë vlen edhe për kompanitë e suksesshme dhe subjektet e tjera. Deklaratat e misionit shërbejnë si bazë për çdo vendim.Pra filloni bisedën. Identifikoni se cilat janë vlerat tuaja qendrore si familje. Identifikoni llojin e familjes që dëshironi të jeni.

3) Mësoni fëmijëve tuaj disiplinën

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë kanë zbuluar se prindërit me fëmijë të vegjël planifikonin kohën e tyre, caktonin qëllimet javore dhe përparonin në fushat e trurit përgjegjës për aftësitë ekzekutive.Kjo gjë i bën edhe fëmijët të jenë me të disiplinuar.

4)Tregoni fëmijëve historinë familjare

Studiuesit në Universitetin Emory zbuluan se sa më shumë njohur të kenë njohuri fëmijët mbi  historinë e tyre familjare, aq më e lartë është shkalla e vetëbesimit. Ndoshta gjetja më e habitshme është se njohuria e historisë familjare është numri një i parashikuar i mirëqenies emocionale të fëmijës. Prandaj, mos nguroni tua tregoni  fëmijëve tuaj historinë tuaj.

5) Praktikimi i ndërmjetësimit efektiv

Bruce Ury është bashkë-autor i librit klasik “Getting To Yes”, libri më i shitur për negociatat në botë dhe ai ka zbuluar një proces  me tre hapa, që  mund të ndihmojë prindërit dhe fëmijët e tyre me sukses dhe me dashuri të zgjidhin mosmarrëveshjet:

– Vendosja e tyre në një zonë të dukshme (p.sh. tabela e familjes); përfshijini fëmijët duke u kërkuar atyre të dalin me tre alternativa të konfliktit.

– Sillni të gjithë në një dhomë dhe diskutoni situatën. Pyesni fëmijët tuaj se cilat janë tre zgjidhjet që u përshtaten më së miri.

“Mos u bë diktator nëse nuk duhet të jesh”, shton Ury.

6) Bëhuni pjesë aktive e komunitetit

Hulumtimet kanë treguar se një komunitet prej dhjetë miqve mbështetës i bëjnë familjet më të lumtur.Profesorët Chaeyoon Lin dhe Robert Putnam zbuluan se familjet që janë të përfshira në një bashkësi fetare, në veçanti, shënojnë më shumë mbi masat e përgjithshme të lumturisë dhe mirëqenies.

7) Menaxhoni  stresin

Ellen Galinsky, Presidente dhe Bashkëthemeluese e Institutit të Familjeve dhe  Punës, shpërndau një studim ku kishte përfshirë mbi një mijë familje.

Në studim, fëmijëve iu kërkua të bënin pyetje të thjeshta:

“Nëse do të kishit një dëshirë për prindërit tuaj, çfarë do të ishte?”

Përgjigja më e zakonshme ishte se prindërit ishin më pak të lodhur dhe më pak të stresuar.

Këtu është gjëja: emocionet tona nuk kanë nevojë të diktojnë sjelljet tona. Le t’i tregojmë fëmijëve tanë më shumë pozitivitet dhe më pak stres!

8) Hani darkë së bashku

Darka është ndër mundësitë më të mira për të bashkëbisueduar për çdo gjë që keni kaluar gjatë ditës. Sigurisht darka është një rast ideal që familjarët të kalojnë kohë së bashku dhe të shkëmbejnë shumë çka njëri me tjetrin.

9) Kujdesi i gjyshërve për fëmijët

Fëmijët që kanë gjyshërit afër vetës,javë vërtetë me fat, sepse ata janë mësues dhe shoqërues vërtetë të mirë.