Highlight Storie Inspirimi

10 gjëra që duhet ti bëni gjatë vitit 2019

2019

Çdo Vit i Ri, ju keni një mundësi për të filluar diçka të re. Ndryshoni jetën tuaj. Ktheni një faqe të re dhe harro gabimet e kaluara. Bëhu përgjegjës, merr vendime dhe merr kontroll mbi jetën tënde.

Nëse po planifikoni të bëni disa ndryshime në jetën tuaj gjatë vitit 2019, atëherë Unik ka disa propozime për ju. 
  1. Lexo më shumë

Ju e dini se leximi ka shumë përfitime. Do të mësoni gjëra të reja dhe mbi të gjitha leximi ju relakson. Lexoni librat që ju pëlqejnë. Bëni që tani listën e këtyre librave dhe filloni të lexoni.

  1. Ndaloni një zakon të keq

A keni ndonjë zakon të keq, për të cilin të gjithë ua kanë tërhequr vërejtjen? Ndoshta kafshoni thonjtë,deheni shpesh, apo nuk jeni person i organizuar? Viti I Ri është një shans  i mrekullueshëm që të hiqni dorë nga të gjitha zakonet e tua të këqija.Bëjeni për hir të vetës dhe pastaj për të tjerët. Mos harroni, ky do të ishte një sukses i madh.

  1. Kaloni më shumë kohë me familjen tuaj!

Ju duhet ta kuptoni që nuk bën të preferoni shoqërinë më shumë se familjen. Familjes i mungoni, pavarësisht se ndonjëherë mund të keni raporte jo të mira me ta. Provoni të keni më shumë vëmendje për familjen tuaj dhe të gjeni kohë për ta. Vizitoni më shpesh prindërit ne veçanti në kohë festash.

  1. Mësoni të luani në ndonjë instrument

Bëj gjërat që të pëlqejnë. Përfundimisht është koha të mendoni se çfarë ju pëlqen. Nëse ju pëlqen të luani në ndonjë instrument, atëherë bëjeni, mos u ndieni keq për faktin se mund të tingëlloni keq. Ideja është ta lini vetën të lirë nga paragjykimet që mund të keni ndaj vetës.

  1. Bëje dikë të qeshë!

Premtoni vetës se do të provoni ta bëni të qeshë dikë çdo ditë. Kjo mund të jetë të ndihmoni fëmijët tuaj në detyrat e shkollës, të përgatitni një darkë romantike për të dashurin/dashurën tuaj, të lani enët në vend të nënës, ose t’ia lironi karrigen në autobus një të moshuari.Bëj çdo gjë me zemër. Kur të bëni kështu ju ndani dashuri për të tjerët dhe kështu do të gjeni lumturi edhe për vete.

  1. Hyni në një lidhje të re ne nëse jeni beqar

Gjëja më e mirë që mund të bëni gjatë vitit 2019 është të mos rrini më vet, nëse jeni ende beqar/e. Provoni të gjeni njeriun e ëndrrave. Mos hy në një lidhje vetëm sa për të qenë. Kjo është e vështirë, por gjetja e një njeriu të duhur për jetën tuaj është tepër e rëndësishme për të ardhmen tuaj.

  1. Numëro të mirat që ke

Mos ji i/e mërzitur këtë vit. Provo të shprehës kënaqësinë tënde për gjërat që tashmë i ke. Qesh më shumë, kujto kur je keq, se ka shumë njerëz në këtë botë që janë shumë më keq se ti, e ndoshta s’kanë as për të ngrënë.  Tregoj vetës tënde që me nuk do të ankohesh pa nevojë, por do të provosh të bësh më të mirën për vete. Ji mirënjohës për gjërat që ke, ky është çelësi i suksesit.

9.Kurse

Është shumë e rëndësishme të merrni vendim për të filluar kursimet, sepse kështu do të mund të planifikoni gjëra të shumta gjatë vitit të ri.

Gratë në veçanti shpenzojnë shpesh për gjëra të panevojshme. Provoni të tregoheni më ekonomiste. Mos harxho  shumë për blerje.  Mendo dy herë para çdo blerje.

  1. Përmirëso formën tënde trupore!

A keni shtuar shumë peshë këtë vit dhe po e imagjinoni trupin perfekt? Atëherë bëjeni këtë në vitin e ri. Filloni një program ushtrimesh, filloni të vraponi, reduktoni pijet e gazuara dhe ushqimet me shumë sheqer. Rezultatet nuk do t’ju mungojnë.