Dr. Mead Ramadani
Specialist i Gastroenterologjisë
Gastroskopia është incizim me kamerë i ezofagut (kapërcallit), lukthit dhe pjesës fillestare të zorrës së hollë (zorrës dymbëdhjetëgishtore-duodenumit)
A BËHET GASTROSKOPIA ME ANESTEZION APO PA ANESTEZION


Mund të bëhet me anestezion lokal , sprej lokal për të mpirë fytin para procedures endoskopike me qëllim të minimizimit të reflexit të vjelljes, ose

me anestezion të përgjithshëm(sedacion) që nënkupton-pacienti është në gjumë gjatë procedurës endoskopike.
DISA ARSYE PSE DUHET BËRË GASTROSKOPIA
Gastroskopia është standart i artë (gold standart

) i diagnostifikimit të sëmundjeve të traktit të sipërm gastrointestinal.
Me ndihmën e Gastroskopisë indentifikohen shkaqet e shumë sëmundjeve të traktit te sipërm gastrointestinal si dhe mund të bëhen intervenime urgjente si :

Problemet me gëlltitje (Disfagia)

GERD (Sëmundja e refluksit gastroezofageal)

Hernit hiatale (kur lukthi spostohet lart, pran ezofagut)

Varikset e ezofagut (venat e zgjeruara në ezofag )

Divertikujt (xhepat) në Esofag

Dëmtimet e shkaktuara nga gëlltitja e substancave të dëmshme (corosive-kaustike), siç janë kemikaljet apo detergjentët që përdoren për pastrim

Ngushtimet ose bllokimet e traktit të sipërm gastrointestinal

Humbjet e pashpjegueshme të peshës trupore sidomos atyre rapide-të shpejta

Dhimbjeve të barkut të sipërm (Epigastriumit) ose dhimbjeve apo djegjes së gjoksit (Heartburn) që nuk shkaktohen nga zemra

Të vjellave të vazhdueshme për arsye të panjohura

Skuqjet, pezmetimet, gërvishjet (erozionet) dhe plagët (ulçerat) e mukozës së traktit të sipërm gastrointestinal

Infeksionet e traktit të sipërm gastrointestinal
• Gjakderdhjeve në traktin e sipërm gastrointestinal

Tumoret malinje ose ato beninje

Sëmundja e celiakise (alergjisë në gluten)

Sëmundja Crohn e traktit të sipërm gastrointestinal

Marrja e biopsisë

Intervenimet ne traktin e sipërm gastrointestinal si: ndalja e gjakderdhjes, heqja e polipeve, nxjerrja e trupave te huaj etj
SA KOHË NEVOJITET TË REALIZOHET GASTROSKOPIA

Procedura e Gastroskopisë diagnostike merr kohë përafërsisht 10 minuta

SI BËHET PËRGATITJA PËR GASTROSKOPI


Barnat që merren për problemet e lukthit, duhet të ndërprehen 2 javë para procedures endoskopike.

Ndalohet konsumimi i ushqimit për 6-8 ore para procedurës endoskopike, ndërsa

konsumimi i lëngjeve, duhet të ndërprehet 2-3 orë para procedurës endoskopike.